E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Dështimet do të destabilizojnë ekonominë

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, akuzoi dje qeverinë për dështim total të saj në tre mujorin e parë të vitit 2008.

Aristir Lumezi

“Dështimin e saj qeveria e kompenson duke marrë para me kushte të rënda tregtare nga bankat tregtare, borxhe të cilat rrezikojnë të përdoren pa efikasitet dhe njëkohësisht të rëndojnë ndjeshëm stabilitetin tonë financiar”, tha Malaj. Sipas tij, këto dështime rrisin varfërinë e shqiptarëve dhe rrezikojnë stabilitetin financiar në vend. “Edhe pse varfëria është rritur, edhe pse rritja e pagave dhe pensioneve është në nivele simbolike, qeveria gjatë 3 mujorit të parë nuk ka dërguar tek shtresat në nevojë rreth 470 milionë lekë, 250 milionë për energjinë, 47 milionë lekë ndihmë për papunësinë dhe 175 milionë lekë ndihmë ekonomike”, tha Malaj. Sipas ish-ministrit socialist, qeveria është e papërgjegjshme për të mbrojtur shtresat në nevojë. “Rritja e varfërisë dhe mungesa e skemave të asistencës së drejtpërdrejtë, e bën të qartë mungesën e përgjegjësisë së qeverisë dhe dështimin e saj në sfidën e luftës kundër varfërisë, e cila është sot kriza më tronditëse për gjithë qeveritë”, tha Malaj. Duke renditur dështimet e qeverisë në tremujorin e parë në ekonomi, Malaj renditi dështimin në përpjekjet për të zbutur varfërinë, në thithjen e investimeve të huaja dhe rrezikimin e stabilitetit financiar si pasojë e dy dështimeve të para. “Qeveria ka dështimin historik në thithjen e investimeve të huaja, gjatë tremujorit të parë, ndihmat që ka planifikuar buxheti nga donatorë të ndryshëm janë realizuar vetëm 6%, ndërsa investimet me fonde të huaja edhe pse planifikimi është ulur ndjeshëm janë realizuar vetëm 12.7 %, ose vetëm për tre muajt e parë të vitit janë realizuar më pak rreth 5.7 miliardë lekë ose rreth 75 milionë dollarë”, tha Malaj.

Dështimet e qeverisë

Në zbutjen e varfërisë, e cila është në rritje të vazhdueshme Qeveria ka dështuar të thithë investimet e huaja në ekonominë shqiptare Varfëria në rritje dhe dështimi në investime mund të rrezikojnë stabilitetin financiar Tremujori ka mosrealizim së të ardhurave të akcizave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›