Topi feston 51-vjetorin, urimet nga politikanët
Presidenti Bamir Topi ka festuar dje 51-vjetorin e lindjes.
Mëngjesin e djeshëm, stafi i tij në Presidencë kishte përgatitur një ceremoni festive, për t’i uruar ditëlindjen kreut të shtetit. Ndërkohë urimet nuk kanë munguar as nga politikanët. Kryeministri Berisha i ka dërguar një tufë me 51 trëndafila dhe gjatë paradites së djeshme ka zhvilluar edhe një vizitë në shtëpinë e kreut të shtetit. Në të njëjtën kohë urimet nuk kanë munguar edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, apo edhe nga liderët e opozitës, kryetari i PS-së, Edi Rama, kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe ai i PAD-së, Neritan Ceka. Ndërkohë edhe dy vajzat e Presidentit kishin përgatitur një buqetë me lule me rastin e ditëlindjes.