E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Viti elektoral, shpenzimet rriten me 11%

Viti elektoral nuk do të sjellë destabilitet të financave publike. Për këtë qëllim, Ministria e Financave ka parashikuar rritje të shpenzimeve që shkojnë në 11%, nga 15% që është aplikuar në vitet e kaluara. Gjatë miratimit të buxhetit 2009, në qeveri, ministri Bode tha se, "meqenëse ky është buxheti i një viti elektoral, ne jemi treguar më të matur në programimin e të ardhurave. Nëse ritmi i rritjes të të ardhurave nga viti në vit ka qenë të paktën 15 për qind, në vitin 2009 ne kemi programuar një rritje prej 10-11 përqindësh të të ardhurave të buxhetit. Pra, me qëllim kemi ecur me një marsh më të lartë sigurie nga pikëpamja e të ardhurave". Ministri ka kushtëzuar krijimin e buxhetit suplementar me rimandatimin e qeverisë së djathtë në zgjedhjet e qershorit 2009. "Nëse shqiptarët do të votojnë përsëri këtë mazhorancë, do të krijohet mundësia për të bërë një buxhet suplementar ku do të rialokohen këto fonde", u shpreh ministri. Ai shtoi se, buxheti 2009, mbështet në mënyrë të qenësishme investimet publike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›