Miratohet buxheti 2009, Berisha: Jo për fushatë
Qeveria ka miratuar dje projektbuxhetin e vitit 2009, duke i hapur rrugë diskutimit të tij në komisionet e posaçme parlamentare. Kreu i qeverisë, Berisha, e cilësoi si buxhetin më të mirë në historinë pluraliste të Shqipërisë, si dhe përgjigjja ndaj atyre që e shikojnë me dyshim efektin e tij financiar. Sikurse ka ndodhur në dy vitet e fundit, buxheti 2009, që sipas kreut të qeverisë shkon në rreth 5 miliardë dollarë, do të ketë si prioritet kryesor ndërtimin e disa rrugëve nacionale, ku synimi mbetet te rruga Durrës-Morinë. Berisha përmendi edhe akset e tjera, si Rrugën e Arbrit apo ato të Jugut. Ai hodhi poshtë pretendimet se buxheti mund të përdoret për qëllime elektorale. "Buxheti realizon të gjitha premtimet e qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Me shtesën që do të bëhet vitin e ardhshëm, arsimtarët, mjekët dhe infermierët do të ndiejnë dyfishimin e rrogave, pensionistët në qytet do të kenë një rritje të ndjeshme prej 10 përqindësh, ndërsa pensionistët në fshat do të kenë një rritje prej 20 përqindësh, e cila garanton përfundimisht dyfishimin e pensioneve të tyre", u shpreh Kryeministri. Ai shtoi se përveç kësaj, do të përdoren edhe politika të tjera lehtësuese. Ndryshe nga ky vit, qeveria nuk ka parashikuar fond për mbrojtjen e shtresave të varfra nga çmimi i energjisë elektrike.
Taksat
Duke folur për taksat, Kryeministri tha se pesha e tyre zë vetëm 6.2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa taksapaguesit nuk do të ndjejnë asnjë rritje të tyre. "Ky buxhet u bë i mundur me rezultatin shumë të madh dhe të rëndësishëm të reformave që ka ndërmarrë qeveria, me rritjen e të ardhurave me 22 për qind në tre vjet, si dhe me luftën ndaj kontrabandës, evazionit dhe informalitetit", u shpreh Berisha. Sipas tij, të ardhurat nga akcizat nga 37 miliardë që ishin "në vitet e kontrabandës", tani kanë arritur pothuajse në 90 miliardë lekë. "Pra kjo disiplinë fiskale ka bërë të mundur që për vitin 2009, të parashikohet buxheti më i madh dhe më i suksesshëm në historinë e vendit", u shpreh kreu i qeverisë.
Shpenzimet
Në total, buxheti ka pësuar një rritje me 11 për qind në krahasim me 2008-ën, ku pjesa më e madhe e tyre do të shkojë për shpenzime të ndryshme në politikë pagash dhe shpenzime korrente. Investimet llogariten në më pak se 1 miliard dollarë, disi më pak se viti 2008, ndërsa ministritë prioritare janë ajo e Punëve Publike, Arsimi dhe Shëndetësia. "Realizimi i shpenzimeve bëri të mundur buxhetin në 2 për qind për Forcat tona të Armatosura, në përputhje me zotimin që kemi para NATO-s. Buxheti mundëson gjithashtu edhe një rritje prej 37 përqindësh të financimit të qeverive vendore nga qeveria qendrore", u shpreh Berisha. Ndër të tjera ai theksoi se, "buxheti i këtij viti do të mbështesë fuqishëm reformën në sistemin e shëndetësisë, si dhe do të lejojë rritjen e madhe të investimeve për Shqipërinë në moshën dixhitale". Mbështetje sipas Kryeministrit, do të kenë edhe fermerët, të cilët do të marrin fonde nga qeveria në mënyrë që të rrisin prodhimin dhe uljen e presionit të produkteve të importit. Sipas tij, arsimi do të jetë përparësi madhore për vitin 2009, ndërkohë që "zhvillimi i pasurive të mëdha kulturore të vendit, mbështetja e veprimtarive kulturore dhe sportive është një risi tjetër e buxhetit të shtetit".
Rrugët që do
të ndërtohen
- Levan - Vlorë
- Levan - Tepelenë
- Konispol - Sarandë
- Qafë Plloçë - Qukës
- Milot - Fushë-Krujë
- Shkodër - Hani i Hotit
- Bogë - Theth
- Bulqizë - Klos
- Krumë - Kukës
- Stërblevë - Peshkopi
- Korçë - Prespë
- Elbasan - Gjinar
- Peshkopi - Kala e Dodës
- Kavajës - Rrogozhinë
- Kukës - Kala e Dodës
- Rrëshen -Kalimash