Bode: Zona e Korçës do të shndërrohet në qendër të rëndësishme të prodhimit bujqësor

Rajoni i Korçës është mbështetur fuqishëm me financime gjatë 4 viteve të fundit për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, dhe në mandatin e dytë qeverisës të Partisë Demokratike do të shëndrohet në qëndrën më të rëndësishme të vendit për industrinë agro përpunuese. Ministri i Financave dhe deputeti Ridvan Bode, e bëri këtë deklaratë në disa fshatra të rethit të Korçës dhe Pogradecit, ku i shoqëruar nga kandidatët Edmond Spaho, Ismail Hoxha, Alfred Gega e Zinete Shaholli ka vijuar takimet elektorale. Ministri i Financave Ridvan Bode, u ndal gjatë takimeve të tij në fshatrat Bulgarec e Mollaj të rethit të Korçës si dhe në Udënisht e Memlisht të rethit të Pogradecit. Duke vënë në dukje faktin se " vetëm gjatë vitit të kaluar qeveria ka financuar dhe mbështetur mbjelljen e reth 1 mijë hektarëve të reja me mollë, Z. Bode tha se do të shtohen kapacitetet e ruajtjes dhe magazinimit të tyre edhe me 14 frigoriferë të rinj për të aritur në më shumë se 50 mijë tonë të magazinimit të këtyre prodhimeve për Korçën". Ai theksoi se " në katër vitet e ardhëshme do të mbështetet çdo inisiativë për mbjelljen e kulturave bujqësore dhe bujqësore, duke u financuar nga qeveria edhe farërat, karburanti e lehtësira të tjera për fermerët". Në rethin e Pogradecit, Z. Bode u ndal edhe në prespektivat e zhvillimit të turizmit. Në fshatin Memlisht, ai premtoi se do të fillojë ndërtimi i një shëtitoreje 8 metra të gjerë në breg të liqenit, projekt ky që parashikon edhe ndërtimin e trotuareve, ndriçimin dhe gjelbërimin me synim zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe resurseve të tij në këtë reth.
...