Reshjet shtojnë prurjet në Fierzë, ndërpriten kufizimet
Reshjet e shumta të shiut të këtyre ditëve, veç uljes së temperaturës pas një moti shumë të nxehtë, kanë ndikuar edhe në shtimin e nivelit të liqenit të Fierzës. Burime zyrtare pranë KESH-it bënë me dije gjatë ditës së djeshme se hidrocentrali i Fierzës ka punuar me dy turbina. Po të njëjtat burime thanë se prurjet në Fierzë dje kanë qenë 340 m3/s. Reshjet kanë shtuar nivelin dhe prodhimi i energjisë është në kushte optimale. Madje, që prej dy ditësh që kanë nisur reshjet, OSSH-ja ka ndërprerë “kufizimin” e energjisë, që gjithsesi sipas saj është justifikuar me faktin e remonteve në rrjetin e shpërndarjes. Sipas sinoptikanëve, reshjet do të vazhdojnë përgjatë gjithë javës, çka do të thotë se mundësia për rritjen e nivelit të liqenit të Fierzës krijon mundësi për shtimin e prodhimin e energjisë në vend. Vitin e kaluar, në këtë kohë munguan rrjedhjet e shiut dhe kjo bëri që të shfrytëzohen në maksimum rezervat ujore të Fierzës dhe e njëjta periudhë e vitit të kaluar u shoqërua me kufizime të gjata të energjisë në të gjitha qytetet e vendit. Gjithsesi, për këtë vit, vetë drejtuesit e OSSH-së si dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, ka përjashtuar mundësinë e kufizimeve të energjisë elektrike për këtë dimër, veç rasteve të defekteve në rrjet apo mbingarkesave.
Liqeni i Fierzës është ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, i ndërtuar në vitin 1978. Ai ka një kapacitet ujëmbajtës prej 3.2 miliardë metër kub ujë në nivelin e tij maksimal, në 296 metra mbi nivelin e detit, ndërsa "pika e vdekjes" arrin në nivelin 243 metra mbi nivelin e detit ka rreth 1.2 miliard metër kub ujë, por e bën hidrocentralin të pamundur për t’u shfrytëzuar për prodhimin e energjisë.