Çmimi kontradiktor i naftës në Shqipëri
Çmimet e karburanteve kanë kohë që janë bërë të papërballueshme për qytetarët shqiptarë dhe ndërsa në tregjet evropiane nafta çdo ditë paguhet më lirë. Tregtarët shqiptarë të hidrokarbureve vazhdojnë të thonë se shesin naftë të blerë më shtrenjtë dhe ankohen nga taksat, por pohimet e tyre në mjaft raste janë kontradiktore. Aktualisht në tregjet tona, benzina eurodiezel po shitet me 160 lekë/litër, benzina me 155 lekë/litër dhe diezeli me 155 lekë/litër, kurse në tregjet evropiane dhe amerikane çmimet e këtyre karburanteve janë më të lira. Për shembull faqet zyrtare njoftojnë se në tregun francez, belg dhe italian litri i diezelit shitet me 130 lekë. Pjesa më e madhe e shtetasve ankohen për këto standarde të larta të çmimeve që po aplikohen në mënyrë të vazhdueshme në vendin tonë. Viktor Nushi, kryetar i Shoqatës së Tregtarëve të Hidrokarbureve, është në dijeni të këtyre ankesave dhe siguron se “gjendja aktuale është në parametrat normalë dhe në bazë të ekonomisë së tregut. Sipas përcaktimit të çmimit të shitjes, 40 firmat importuese të karburanteve nuk abuzojnë me çmimet”. Nga ana e tyre qytetarët thonë se po konsumojnë gjithmonë e më pak karburante dhe makinat po dalin gjithmonë e më rrallë në rrugë.
Çmimet në ulje, po kur?!
Nushi mendon gjithashtu se tendencat e çmimeve të karburanteve do të jenë në ulje, sepse monedha e dollarit ka filluar të ngrihet në bursat ndërkombëtare dhe ky element ndikon në uljen e çmimeve të karburanteve. Por nënshtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian i paguajnë më lirë karburantet, edhe pse të ardhurat e tyre dhe standardi i jetesës janë më të larta se në vendin tonë. Pa dhënë detaje të hollësishme, sipas z. Nushi, ky fenomen ndodh sepse karburanti blihet me shtrenjtë nga firmat importuese shqiptare. Gjithashtu sasia e karburanteve që blihet nga vendet anëtare të BE-së është në përmasa shumë më të larta në krahasim me masën e blerë në Shqipëri dhe ky fakt ndikon në përcaktimin e çmimit, sepse shpenzimet e transportit për një sasi më të madhe i kushtojnë më lirë një firme importuese. Por nga ana tjetër, blerja në sasi më të vogla lë të kuptohet që kompanitë do të kishin rezerva të vogla nafte dhe për rrjedhojë do të ishin edhe më të ndikueshme nga luhatjet e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Gjë që është pretenduar shpeshherë nga tregtarët shqiptarë, për të justifikuar ngritjen e menjëhershme të çmimeve, por që bie në kundërshtim me justifikimin që po përdoret për të mbajtur çmimet të larta, duke pretenduar rezerva të blera me çmim të lartë. “Ne nuk mund të presim që të ulen çmimet për të blerë karburante dhe ta përcjellim uljen e tyre tek konsumatori final. Rezervat e tanishme janë blerë me çmimet e mëparshme”, - thotë Nushi. Nga ana tjetër, ai pretendon se shqiptarët konsumojnë më pak naftë. Z. Nushi shpjegon njëkohësisht se aktualisht shqiptarët konsumojnë përafërsisht 40 mijë tonë karburant në muaj kurse në vendet e BE-së kjo masë mund të jetë 100 mijë ton në muaj. “Kjo ndikon në sasinë e blerjes”, - thotë Nushi, por për rrjedhojë kjo duhet të ndikojë edhe në sasinë e rezervave.
Kontradikta me taksat
Në të njëjtën kohë një fenomen tjetër nuk përputhet me standardet evropiane, si për shembull çmimi i benzinës që është historikisht më i shtrenjtë në këto vende. Në këtë rast, z. Nushi përgjigjet se sipas mekanizmit të tregut kërkesa për diezelin është më e fortë në Shqipëri dhe ligji i ofertës dhe kërkesës bën që diezeli të jetë më i shtrenjtë në vendin tonë. Edhe pse disa pika të distribucionit të karburanteve të kryeqytetit sigurojnë që çmimet janë ulur që prej 10 ditësh me 50 lekë të vjetra, qytetarët nuk kanë këtë përshtypje. Përgjithësisht ata përgjigjen të gjithë njëzëri: “jashtëzakonisht i shtrenjtë”. Edhe pse ky produkt është shumë i nevojshëm në jetën e përditshme, ata kufizohen për të përballuar koston e tij. Pronar i një biznesi të vogël, Dëfrimi, shpjegon se e përdor makinën e tij vetëm në raste urgjente dhe preferon që të udhëtojë me transportet publike, sepse i kushton më lirë, 30 lekë, kurse me standardin e çmimit të naftës është e pamundur të përdorë makinën. Në të njëjtën kohë Nesheti, taksist që prej dhjetë vjetësh, shprehet se “kur rritet çmimi i naftës, jam i detyruar të ngre çmimet e shërbimit të taksisë. Kohët e fundit meqë ne jemi të detyruar të rrisim çmimet e shërbimit, klientët preferojnë më shumë t’i bëjnë udhëtimet për distancat e vogla në këmbë. Personalisht edhe pse e përdor automjetin për qëllime pune, i vë rezervuarit vetëm 10 litra në ditë (15.500 lekë), sepse nuk kam mundësi të paguaj më tepër”. Importuesit e naftës thonë se shteti është pjesërisht fajtor në çmimin më të lartë të naftës në vendin tonë. Por pas verifikimit rezulton se taksat fiskale në vendin tonë për karburantet janë rreth 40%, kurse në vendet evropiane ato afrohen në 50% ose 70% dhe mund të arrijnë deri në 75%. Logjikisht këto shifra tregojnë që firmat e karburanteve në Shqipëri paguajnë taksa më të ulëta dhe praktikojnë çmime më të larta. Gjithashtu edhe pse këto firma importojnë produktet e tyre nga vende të ndryshme, çmimet janë praktikisht në të njëjtin nivel. Por Nushi mohon që të ketë një paravendosje çmimesh nga ana e tregtarëve, edhe pse shpeshherë rritja e çmimeve është bërë brenda ditës thuajse nga të gjithë shitësit.