E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode e Fullani në takimin e FMN-së e BB-së

Autori i Lajmit: Red.Një delegacion i lartë shqiptar i kryesuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani u nisën në Ëashington DC, për të marrë pjesë në takimin vjetor të guvernatorëve dhe drejtorëve të bordit të FMN-së dhe Bankës Botërore. Burime nga Ministria e Financave, bën të ditur se, gjatë qëndrimit atje, pritet që zyrtarët e lartë shqiptarë të takohen me homologët e tyre nga vende të ndryshme të botës si dhe me drejtues të dy institucioneve më të rëndësishme financiare, FMN-së dhe BB-së. Gjithashtu, në delegacion bëjnë pjesë zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu, Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Gerta Picari, Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Gjergj Bojaxhi si dhe drejtorë të drejtorive të Thesarit dhe Makroekonomisë.
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›