Në nëntor gati tenderi për Kartat e Shëndetit
Autori i Lajmit: Silvana BalliuTë gjithë pacientët do të kenë mundësi të pajisen me Kartat e reja të Shëndetit, të cilat do t i kenë të gjitha të dhënat e pacientit në një document elektronik.
Shpërndarja e Kartave të Shëndetit për të gjithë pacientët që marrin shërbimet pranë qendrave të kujdesit parësor do të përfundojë në fund të vitit. Ndërkohë që aktualisht janë mbyllur dhe detajet e fundit teknike, në mënyrë që shpërndarja e kartave të nisë brenda një kohe të shkurtër. Kjo në mënyrë që t i jepet fund dhe abuzimeve që bëhen nga subjektet e ndryshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Sipas specialistëve të Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, brenda muajit shtator kanë përfunduar dhe specifikimet e fundit të detajeve teknike në mënyrë të tillë, që të fillojë sa më shpejt pajisja e pacientëve të siguruar me këto karta.
Realizimi nga Banka Botërore
Realizimi i këtyre kartave do të bëhet nëpërmjet një projekti të financuar nga Banka Botërore në vlerën prej 5 milion dollarësh. Në këtë kartë pacientëve do t u specifikohen të gjitha të dhënat përkatëse në mënyrë elektronike si dhe e gjithë ecuria dhe. Ndërkohë që përveç kësaj pune për përfundimin e detajeve teknike, Njësia e Zbatimit të Projektit në Ministrinë e Shëndetësisë do të merret me realizimin e procedurave dhe me përgatitjen e dokumenteve standarde që do të nevojiten për zhvillimin e tenderëve. Pas këtij veprimi pritet që gjatë muajit nëntor të nisë çelja e ofertave për të përzgjedhur firmën që do të merret më realizimin e kartës së shëndetit.
Komponenti i Portalit
Gjithashtu do të krijohet edhe komponenti i Portalit, përmes të cilit të gjithë pacientët e siguruar pranë ISKSH-së, mund të marrin informacione në lidhje me ecurinë e gjendjes së tyre shëndetësore. Kjo nëpërmjet punimit në internet. Ndërkohë që në fillim të vitit është bërë dhe rigrupimi i të gjitha qendrave shëndetësore në bazë të kritereve të përcaktuara sipas realizimit të përformancës së tyre. Kështu nga 600 qendra të tilla në total pas rigrupimit u nxorën rreth 400 qendra. Shtrirja e reformës në shërbimin parësor nga ISKSH-ja, është bërë me qëllim përmirësimin e kujdesit që duhet të përfitojnë pacientët pranë këtyre qendrave.
GRUPIMI
Në fillim të vitit është bërë dhe rigrupimi i të gjitha qendrave shëndetësore në bazë të kritereve të përcaktuara
ISKSH
Sipas Institutit të Kujdesit Shëndetësor nga 600 qendra të tilla në total pas rigrupimit u nxorën rreth 400 qendra
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007