E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Shëndetësisë kërkon propozimet e grupeve të interesit

Autori i Lajmit: Red.Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të diskutimeve për projektligjin e HIV/AIDS, i kërkon grupeve të interesit dhe QJF-ve që operojnë në këtë fushë, për të dhënë mendimet dhe propozimet e tyre në lidhje me këtë projektligj. Kjo ministri për hartimin e këtij projektligji ka ngritur një grup të posaçëm pune dhe i fton grupet e interesit, të dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre në adresat e mëposhtme aivanaj@yahoo.fr dhe bujana.hoti@undp.org, deri më datën 02 nëntor 2007. Ndërkaq, më datë 09 nëntor 2007 në sallën e Konferencave në Ministrinë e Shëndetësisë do të organizohet një takim, ku të gjithë të interesuarit për këtë projektligj do të jenë të ftuar të marrin pjesë. Plot 149 është numri zyrtar i personave të prekur nga virusi HIV në vendin tonë, ndërsa numri i të infektuarve të padeklaruar mendohet të shkojë deri në 1 500 vetë. Të dhënat më të fundit lidhur me sëmundjen vdekjeprurëse janë bërë publike dje gjatë një tryeze të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Instituti i Shëndetit Publik. Sipas koordinatorit të Programit Kombëtar për HIV/AIDS-in, Klodian Rjepaj, specialist pranë ISHP-së, tri vitet e fundit kanë shënuar rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve nga virusi. Ai ka theksuar se, sipas disa tezave, numri i të infektuarve të padeklaruar mund të jetë 400-700, ka të tjerë që e çojnë këtë shifër deri në 1 000 vetë, madje numri hipotetik i të infektuarve, sipas disa specialistëve, mendohet të arrijë deri në 1 500 persona. “Por ende nuk ka një studim të mirëfilltë, ku të deklarohet një shifër e saktë, lidhur me numrin e personave që mendohet të jenë infektuar nga virusi HIV”, - thotë Rjepaj, duke shtuar se në muajin shtator do të jepen të dhëna të sakta lidhur me këtë gjë. Madje, sipas tij, në vjeshtë do të deklarohen edhe shifrat më të fundit lidhur me numrin e personave të infektuar, identifikuar tremujorin e fundit të vitit 2005.
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›