Rreth 170 maturantë plotësojnë aneksin e formularit A2
Autori i Lajmit: S.B.
GJIROKASTËR: Rreth 170 maturantë të rrethit të Gjirokastrës, që nuk fituan të drejtën për arsimin e lartë, kanë plotësuar aneksin e formularit A2, si një mundësi për të vazhduar studimet universitare në vitin akademik 2007-2008. Vasil Muka, drejtor i arsimit për qarkun e Gjirokastrës, tha se “afati përfundimtar për plotësimin e aneksit të Formularit A2 është data 21 tetor”. Sipas tij, formularët e plotësuar do të depozitohen pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila do të vlerësojë dhe kërkesat e maturantëve që nuk kanë fituar. “Dy ditë pas depozitimit të formularëve A2, dikasteri i arsimit do të publikojë dhe listat e maturantëve që do të përfitojnë gjatë fazës së tretë të pranimit”, sqaroi Muka, duke nënvizuar se “ky është një shans tjetër për maturantët”.
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007