E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode fton dhe LZHK për bisedime

29/03/2005  Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ritvan Bode, tha dje se do të ketë koalicione parazgjedhore me parti të tjera të spektrit të djathtë, duke konfirmuar njëkohësisht edhe formulat e bashkëpunimit të paraqitura prej tyre. Sipas tij, PD-ja do të respektojë të gjitha interesat e partive të djathta, që aspirojnë dhe kanë mundësi përfaqësimi në parlament, duke pranuar se disa prej tyre kanë avancuar në skema konkrete bashkëpunimi. "Sigurisht, do të jenë koalicionet paszgjedhore dhe skema paraelektorale që do të vendosin për mënyrën e bashkëpunimit, si dhe do të respektohet gara e ndershme elektorale", tha Bode. Ai u shpreh se PD-ja po negocion dhe me parti të tjera parlamentare opozitare pa përjashtuar as LZHK- në që ka deklaruar se do dalë e vetme në zgjedhje. "Por, gjithsesi, ato forca politike që kanë vendosur për të dalë të vetme në zgjedhje janë të lira për të ndjekur rrugën e tyre. Ne mbetemi të hapur për të bashkëpunuar në çdo nivel", tha Bode.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›