Meidani: Nuk më ka ardhur asnjë ftesë nga PS

29/03/2005 Ish-presidenti deklaron se nuk do të jetë kandidat për deputet
Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Mediani, nuk do të jetë kandidat i asnjë force politike për zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti. Aktualisht anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste, Meidani, një emër tepër i lakuar në skenën politike, ka mohuar përfshirjen e tij në listën për kandidatë për deputet. "Ka pasur disa parti që më janë ofruar për të kandiduar, por kam gjykuar që, për të respektuar institucionin e Presidentit të Republikës, të mos pranoj ftesa të tilla". Ish-presideni ka hedhur poshtë të gjitha zërat se atij i është bërë një ftesë për të kandiduar nën siglën e Partisë Socailiste në zgjedhjet e përgjithshme. Për këtë, Meidani tha se "nuk besoj, sepse prodhimi ka qenë i shtypit. A është nisur nga Partia Socialiste, apo është nisur nga rrethi i shtypit, këtë nuk mund ta di". Pas konkurrimit mes Fatos Nanos, Edi Ramës dhe Rexhep Meidanit në kongresin e 12 dhjetorit të vitit 2003 për postin e kryetarit të PS-së, ish-presidenti është tërhequr nga aktiviteti politik i partisë. Edhe pse ai është një nga figurat më të shquara të kësaj partie, është vënë re dhe mungesa në mbledhjet e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues. Këtë tërheqje të Meidanit disa muaj më parë kërkoi ta shfrytëzonte Lëvizja Socialiste për Integrim për ta afruar në strukturat e saj. Kërkesa ka rezultuar e refuzuar. Aktualisht, pozicioni i Meidanit në përfshirjen aktive të jetës politike ngelet një debat më tepër mediatik. Gjithsesi, çdo gjë do të vërtetohet pas zgjedhjeve, ku nuk përjashtohet mundësia për t'i afruar ndonjë post qeveritar në rast të fitores të së majtëve. Në po të njëjtën mënyrë duket se do të veprojë dhe kreu i parlamentit, Servet Pëllumbi, i cili është shprehur se mund të mos kandidojë për deputet.