E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: kemi gati 100 kandidaturat

29/03/2005  Partia Republikane zhvilloi një takim në qytetin e Peshkopisë në kuadër të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, theksoi se Shqipëria po përjeton një krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale, është vendi i vetëm në Ballkan ku nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, për shkak se qeverisja socialiste i ka manipuluar ato vazhdimisht. Ekonomia shqiptare po mbytet çdo ditë nga korrupsioni dhe monopolet e qeveritarëve. Më shumë se gjysma e popullsisë është në një varfëri të tejskajshme. Familja shqiptare po përjeton momentet më të vështira për shkak të emigracionit dhe pamundësisë për të përballuar jetesën dhe papunësinë e lartë. Krimi dhe prostitucioni janë bërë dominues. Korrupsioni dhe krimin e qeverisë së tyre qeveria Nano kërkon ta kthejë në një moral të pranueshëm për të gjithë shoqërinë. Çdo ditë prona private vidhet dhe grabitet, me qindra milionë dollarë humbasin çdo vit, për shkak të konfliktit të pronësisë. Pa zgjidhjen e çështjes së pronës nuk mund të ketë as Integrim Evropian dhe as zhvillim ekonomik. Integrimi i Shqipërisë në BE dhe NATO është spostuar për shkak të krimit dhe korrupsionit, pamundësisë për zgjedhje të lira". Mediu tha se Partia Republikane i ka gati të njëqind kandidatët për deputetë për t'u përfaqësuar në 100 zona elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›