E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode në Kuvend: “Raporti i KE-së flet për progres ekonomik”



Ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh dje në Kuvend gjatë seancës plenare se "raporti i Komisionit Europian vlerëson zhvillimet ekonomike në vend". Sipas tij, "raporti i fundit i Komisionit Europian konfirmon progresin e Shqipërisë në kuadrin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit për vitin 2008 dhe ky fakt është një inkurajim i madh për qeverinë në angazhimin e madh politik për t'iu bashkangjitur familjes europiane". Kreu i Financave publike, duke iu referuar raportit të KE-së të publikuar një ditë më parë, tha se "raporti i KE-së vlerëson aspektet ekonomike dhe zhvillimet në ekonominë shqiptare, financat publike, sistemin monetar dhe atë bankar, vlerësim që në tërësinë e tyre inkurajojnë më tej administratën dhe qeverinë për të intensifikuar reformat e deklaruara dhe për të zbatuar programet e ndërmarra". Lidhur me krizën financiare globale, ministri Bode, duke e konsideruar atë së më të madhen në 50 vitet e fundit, nënvizoi se "në raportin e KE-së vlerësohet kapërcimi i këtyre aspekteve të krizës dhe thuhet se kjo krizë nuk mund të çojë në ngadalësim të ekonomisë, kjo për shkak se niveli i kreditimit prej 30% është i arsyeshëm dhe në përputhje me nevojat që ka ekonomia e vendit tonë dhe se kapitalizimi i kompanive është i mirërregulluar".

7 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›