E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode prezanton kandidatin e Pogradecit

05/04/2005  Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ritvan Bode, ka prezantuar kandidatin për deputet të Pogradecit, Eris Hoxha. Në këtë udhëtim, Bode ka zëvendësuar kreun e PD-së, Sali Berisha, i cili e anuloi turin e tij në juglindje të vendit, për shkak të vdekjes së Papa Gjon Palit të Dytë. Lideri demokrat, një ditë më parë, kishte lajmëruar për takime në Bilisht dhe Pogradec, për prezantimin e kandidatëve Muhamet Hoxha dhe Eris Hoxha. Gjatë takimeve me elektoratin, Bode i ka kërkuar bazës në Devoll dhe Pogradec që të mbështesin kandidatët e PD-së, të kenë kujdes me listat e zgjedhësve, duke u kujtuar anëtarëve të PD-së në këto dy qytete rëndësinë që ka fitorja e opozitës në votimet e verës. Vetëm disa ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i PD-së i ka dërguar një letër degëve në rrethe, me anë të të cilave u ka kërkuar të sjellin propozimet e tyre për kandidaturat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›