PS mbështet Nanon në debatin për konfliktin e interesave
05/04/2005 Grupi deklaron emrat që do të bëjnë avokatinë
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mbështesë Kryeministrin Fatos Nano, në debatin e kërkuar prej opozitës për konfliktin e interesave që mund të kenë ministrat. Mocioni është kërkuar nga Partia Demokratike, që ka theksuar se do të paraqesë prova konkrete ndaj emrave të veçantë. Grupi i PS-së dje ka përcaktuar disa prej emrave që do të mbajnë fjalën gjatë seancës parlamentare. Erion Braçe, Mezan Malaj, Petro Koçi dhe ministrat Marko Bello, Spartak Poçi, Anastas Angjeli, Agron Duka, Arben Malaj do të jenë socialistët që do të dalin në mbrojtje të qeverisë nga akuzat që do të hedhin përfaqësuesit e opozitës. Disa muaj më parë, Këshilli i Ministrave ka miratuar projerktligjin për "konfliktin e interesave", i cili gjatë shqyrtimit në komisionet e Kuvendit ka pësuar disa ndryshime. Drafti do të vijë në seancën plenare vetëm dy javë pasi të jetë sqaruar nga kreu i qeverisë pozicioni i tij dhe i ministrave të kabinetit. Sipas PD-së, "duhet hedhur dritë mbi bizneset e ministrave që bien ndesh me detyrën që ata ushtrojnë, në një kohë që po vihen re deformime në ekonominë shqiptare nga personat që drejtojnë institucione të rëndësishme të shtetit".