Moisiu: Rrisim numrin e forcave në Irak

05/04/2005 "Shqipëria mbetet e angazhuar të rrisë nivelin e përfaqësimit të saj në misionet paqëruajtëse"
"Luftrat etnike po ja lënë vendin proceseve aktive të dialogut dhe bashkëpunimit"
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë për të rritur nivelin e përfaqësimit me trupat e saj ushtarake në misionet paqeruajtëse në Irak, Afganistan dhe Bosnje. Gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së 15-të Ndërkombëtare mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin, organizuar nga Shoqata turke e Atlantikut të Veriut, kreu i shtetit shqiptar ka vënë theksin në rolin që Shqipëria dhe gjithë faktori shqiptar po luajnë në të mirë të paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë. "Shqipëria mbetet e angazhuar të rrisë nivelin e përfaqësimit të saj në misionet paqëruajtëse dhe koalicionin kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ushtarët tanë ndodhen në Irak, Afganistan dhe Bosnje, edhe si shprehje e vullnetit dhe kapaciteteve tona në rritje për t’iu bashkuar operacioneve ushtarake të NATO-s", tha Moisiu në fjalën e tij.
Misionet
Kreu i shtetit shqiptar ka theksuar bashkëpunimin mes vendeve në të mirë të stabilitett dhe të integrimit të rajonit tonë. "Jemi dëshmitarë të një realiteti të ri në Ballkan, të mundësuar në një masë të konsiderueshme përmes angazhimit ushtarak të NATO-s. Sot luftrat etnike po ja lënë vendin proceseve aktive të dialogut dhe bashkëpunimit. Intensiteti i takimeve dhe bisedimeve është shprehje e ndryshimeve pozitive në rajon dhe e rolit aktiv që Shqipëria e faktori shqiptar po luajnë në të mirë të paqes dhe sigurisë", tha Moisiu. Sipas tij, një nga synimet Shqipërisë është integrimi i saj në strukturat e NATO-s, për të cilët, sipas Presidentit Moisiu, një rol të rëndësishëm ka karta "Adriatik 3".
Integrimi
Forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracisë, marrëdhëniet miqësore me fqinjët dhe lufta më e organizuar ndaj krimit të organizuar e korrupsionit përbëjnë prioritete të brendshme të qeverisë shqiptare për të synuar kështu integrimin në strukturat euroatlantike. Gjithashtu, angazhimi i Shqipërisë në modelin e kartës së "Adriatik 3" me Maqedoninë dhe Kroacinë përbën një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit rajonal. Lidhur me këtë fakt, Moisiu tha se "modeli ynë i bashkëpunimit është shtrirë edhe më tej në kuadër të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë, shkëmbimet në rritje, liberalizimit i lëvizjes së qytetarëve, pjesëmarrja në programe të përbashkëta dhe dialogu intensiv kanë krijuar një klimë premtuese, që forcon akoma më shumë sigurinë dhe stabilitetin në rajon". Përmbushja e standardeve pritet t'i sigurojë Shqipërisë në Samitin e ardhshëm të NATO-s, ftesën për anëtarësim në këtë Aleancë.
Irak
Misioni ka qëllim përgatitjen dhe zhvillimin e operacioneve stabilizuese dhe të sigurimit në mbështetje të koalicionit “Liria e Irakut”. Kontigjenti përbëhet nga 9 oficerë, 17 kapterrë, 3 ushtarë profesioniste, 42 ushtarë të shërbimit të detyrueshëm. Fillimisht kompania iu atashua Batalionit të 1-rë të Brigadës së 2-të, Divizioni 101 Airborne (I transportushëm nga ajri), pastaj në varësi të DREAR (Vendkomanda e Logjistikës e Divizionit). Ky është misioni më i mbështetur në të gjitha llojet e pajisjeve. Pajisjet janë 10 landrover, 1 ambulancë, 2 kamionë, 1 Qendër e Komunikimit të radiondërlidhjes (e lëvizshme), armatim, municion, mjete ndërlidhjeje, mjete kundër kimike dhe materiale të tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrës.
Bosnje Hercegovinë
Kompania është përgjegjëse për sigurinë në Rajlovac dhe kontrollon se kush dhe çfarë hyn dhe del në kamp. Kompania shqiptare konsiston në gjashtë oficerë, gjashtë kapterrë dhe pesëdhjeteshtatë ushtarë. Kjo kompani është pjesë autonome e repartit gjerman.
Në shtator 1996, Shqipëria dërgoi 33 trupa për të shtuar Forcën e Aplikimit të Paqes “Peace Implementation Force” (IFOR). Këta ushtarë u dërguan nga Gjermania, ku kishin marrë pjesë në trajnime paqeruajtëse. Ata e filluan dislokimin, duke u vendosur fillimisht në Kroaci, por tani janë të vendosur në Kampin franko-gjerman në Rajlovac. Nga viti 2000, në Bosnjë, Shqipëria dërgon një personel prej 70 oficerë, n/officerë dhe ushtarë. Deri tani Shqipëria ka dërguar 15 misione ushtarake në Bosnjë.
Afganistan
Kontigjenti i parë ka filluar misionin në terren më datë 16.08.2002 dhe e ka përfunduar në 25 shkurt 2003. Kontigjenti i dytë u nis për në mision më 26 shkurt 2003 dhe u kthye në atdhe më 19 gusht 2003. Kontigjenti i tretë u nis për në mision më 12 gusht 2003 dhe akoma vazhdon punën për realizimin me sukses të misionit.
Kontigjenti ynë është në varësi të drejtpërdrejtë të kontigjentit turk, i cili është pjesë përbërëse e brigadës multinacionale. Kontigjenti shqiptar në misionin e parë është përfaqësuar me 30 trupa të ndara në tre skuadra me nga nëntë n/oficera specialë secila, një shofer, një zv/komandant dhe një komandant misioni. Me ndryshimin e strukturës së kontigjentve të forcave të tjera ndryshoi dhe përbërja e kontigjentit tonë, duke u reduktuar në 23 vetë.