Fullani, bankat e vogla të pasigurtë të ardhmen

06/04/2005 Që prej 2004, shteti nuk ushtron kontroll mbi kapitalin bankar
Sistemi bankar mund të përfshihet në çdo moment nga rrisqe të paparashikuara dhe është detyra e BSH-së të krijojë një sistem monitorimi për të mbrojtur bankat e nivelit të dytë. Seminari i përbashkët i BSH-së me FMN-në, ka shërbyer për të trajnuar punonjësit e bankave në lidhje me rreziqet e mundshme në sistemin bankar dhe mënyrën se si bankat duhet të reagojnë. Duke iu referuar parashikimeve të bëra nga institucioni që ai drejton, Fullani ka deklaruar se e ardhmja nuk është e bankave të vogla. “Për shkak të strukturës së sistemit bankar dhe mjedisit të një konkurrence në rritje, pritet që bankat e vogla individuale të kalojnë kohë më të vështira në të ardhmen”, deklaroi Fullani gjatë seminarit. BSH-ja parashikon një ulje të fitimit të tyre, gjë që, sipas Fullanit, mund të pengojë përpjekjet e tyre për t’u pozicionuar më mirë në treg. Por, ndërkaq, ato do të bëjnë përpjekjet e tyre për të gjetur burime financiare e kapitale dhe duket se ky hap i tyre do të monitorohet dhe shikohet me vëmendje nga Banka e Shqipërisë. Ndërkaq bankat e mëdha duhet të kenë parasysh situata të tjera risku, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt mbi financat e tyre. Kështu bankat duhet të dijnë se çfarë duhet të bëjnë në situata ekstreme, kur kursi i këmbimit lëviz në të kundërt. “Si ndikon kjo situatë mbi portofolin e kredisë së bankës, e cila ka kredi kryesisht në valutë, apo cili do të jetë rreziku mes kursit të këmbimit dhe bilancit financiar të një banke”, ka ngritur si çështje Fullani gjatë diskutimit.
Ndërkaq duket se të dhënat tregojnë se tregu financiar është në zhvillim, edhe pse ka rrugë të gjatë për të bërë. Sektori bankar është pjesa më e rëndësishme dhe aktivitetet e tij llogariten në 90 për qind të sistemit financiar. Duke parë madhësinë e bankave, sistemi vazhdon të qëndrojë asimetrik, por, gjithsesi nisur nga shërbimet që ofrojnë për publikun, pamja duket e balancuar. “Kreditimi është ende i ulët, duke u krahasuar me vende e tjera të rajonit, por është duke u rritur me shpejtësi dhe rreth 80 për qind e portofolit të kreditimit është në valutë”, ka deklaruar Fullani. Ndërkaq, nga seminari ka dalë se bankingu është një aktivitet biznesi, ku rreziku është i pandarë. Për këtë arsye është e rëndësishme që bankat të ndërtojnë sistemet e tyre të identifikuar për të matur dhe monitoruar si dhe për të administruar rreziqet. Kjo punë bëhet më efikase, nëse mbështetet nga teknologia e informacionit në një shkallë të mjaftueshme për madhësinë dhe kompleksitetin e sistemit bankar.
“Autoriteti mbikëqyrës ka një interes dhe përgjegjësi të qartë për të siguruar, që bankat të kuptojnë atë çfarë bëjnë”, tha Fullani. Në kushtet e një tregu të zhvilluar, puna e mbikëqyrësve nga pikëpamja e identifikimit në kohë të sipërmarrjeve të rrezikshme, bëhet më e lehtë. Por nga ana tjetër, tregjet e hapura kanë rreziqe më komplekse, që kërkojnë sisteme të monitoruara.
Italianët interesohen për INSIG
Përfaqësuesit e dy kompanive italiane kanë shfaqur interesin e tyre për të blerë aksionet e INSIG-ut dhe të dy bankave që kanë aksione për shitje, Bankës Italo-Shqiptare dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë. Ministri i Financave, Arben Malaj, gjatë bisedës me menaxherin e Programit të Marrjes në Sigurim të shoqërisë “Marsh Italia”, Giovanni Turci dhe bashkëdrejtorin e përgjithshëm të shoqërisë “Cattolica Assicurazione”, Andrea Battista, ka folur dhe në lidhje me mundësinë që kanë këto dy shoqëri për t’u bërë aksionerë në ndërmarrjet strategjike. “Përfaqësuesit e këtyre shoqërive shprehën interes për të marrë pjesë në procesin e privatizimit të pjesës së aksioneve shtetërore të INSIG-ut dhe bankave që janë në shitje, Bankës Italo-Shqiptare dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë”, ka bërë të ditur në lidhje me takimin zëdhënësi i ministrit të Financave. Shoqëria “Marsh Italia” është një shoqëri sigurimi me seli në Milano dhe me objekt të veprimtarisë shërbimin e sigurimit për operacione tregtare dhe sisteme të financimit të risqeve, që lidhen me drejtimin e bizneseve. Shoqëria “Cattolica Assicurazione” kryen funksionet e bankës dhe kompanisë së sigurimit. Ajo është themeluar në vitin 1896 në Verona, për të realizuar kërkesën e kishës për një pjesëmarrje të katolikëve në realitetin ekonomik e social. Me kalimin e viteve, kjo shoqëri është shndërruar në një grup të fuqishëm financiar, të specializuar kryesisht në fushat e sigurimeve, kursimeve, sigurimeve shoqërore dhe mbulimit të rreziqeve në të gjitha kanalet e veprimtarisë së shitblerjes së klientëve të ndryshëm.