Dëmet nga përmbytjet në Shkodër, mbyllet procesi i vlerësimit
Vlerësimi i dëmit bujqësor të shkaktuar nga përmbytjet në Shkodër e Lezhë përfundon brenda kësaj jave. Zëvendës ministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia, tha se grupeve të numërimit u mbeten për të vlerësuar edhe 200 familje.
“Sa i përket vlerësimit të dëmeve në sektorin e bujqësisë dhe të
blektorisë ato mbyllen nesër totalisht. Vlerësimi është bërë në 2300
familje gjithsej. Pritet vlerësimi edhe në rreth 200 fammilje të tjera
në të cilat do të përfundojë nesër. Kështu mbyllet vlerësimi në sektorin
e bujqësisë dhe të blektorisë” tha Fasllia.
Ende nuk ka një shifër përfundimtare të vlerës monetare që do të
përfitojnë familjet e përmbytura, por sipas zotit Fasllia kjo shumë
maksimalisht do të jetë 350 mijë lekë.
“Nga të dhënat paraprake rezulton se vlera e dëmit për familje, për
pjesën e bujqësisë dhe blektorisë, shkon nga 300 deri në 350 mijë lekë
të reja për familje” tha Fasllia.
Sipas të dhënave zyrtare nga 12 000 hektarë tokë të përmbytur ende nuk
janë liruar nga uji rreth 1000 hektarë, të cilët shtrihen kryesisht në
zonën e Velipojës.
Adi Darsi