Xhelal Miroci i SG Dornheim ne prove te Vllaznia

Futbollisti Junikas me banim në Gjermani, 24
vjecari, Xhelal Miroci ( SG Dornheim ) do të shkoj të
shtunden ne provë tek Vllaznia e Shkodres.
Bashkëvendasi i boksjerit Luan Krasniqi, në Gjermani
ka luajtur në Bundesliga për Junior me ekipet e FC
Augsburg dhe SSV Ulm 1846. Në vitin 2005 ka luajtur në
ligen e tretë për FC Augsburg. Ai, poashtu ka luajtur
në ekipet e liges se katërt FC Memmingen 07, FC
Kempten. Ai për momentin është anëtar i ekipit të SG
Dornheim. Miroci u shpreh: „ Besoj që do kaloj mirë
testin me Vllazninë dhe kështu do me hapen dyert për
Kupat Evropjane. „
Sami Bacaj