Xhafa: Hapja e dosjeve, plagë që duhet mbyllur
PS-ja vazhdon të jetë e dyzuar për qëndrimin që do mbajë në Parlament në momentin e votimit të ligjit të ish-sigurimsave të shtetit. Kjo, për faktin se deputetët e PS-së kundërshtojnë hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e krimeve të bëra në kurriz të mijëra jetë njerëzve të pafajshëm, për shkak të ish-sigurimsave. Madje, disa deputetë paralajmërojnë dhe votën kundër projektligjit që do kalojë brenda muajit shtator në Kuvend. Njëri prej tyre është deputeti Fatmir Xhafa. Sipas tij, hapja e dosjeve do të hapë plagë në shoqërinë shqiptare. “Unë personalisht do të votoj kundër këtij ligji, sepse kam bindjen e plotë se hapja e dosjeve të ish-sigurimsave do t’i shkaktojë një tjetër truamë shoqërisë sonë, duke hapur kështu plagë të vjetra”, - u shpreh z. Xhafa. Por pavarësisht kësaj, ai beson se ligji për dosjet nuk do të zbehë prioritetin e politikës shqiptare në muajt e ardhshëm, reformën zgjedhore. Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, duke këmbëngulur se ligji për zgjedhjet duhet të jetë puna e parë e deputetëve në Kuvend, z. Xhafa u kërkoi dje demokratëve të respektojnë përgjegjësitë e tyre. Një ftesë tjetër i është drejtuar edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deputeti socialist i kujtoi LSI-së së Ilir Metës se përçarja e së majtës është vetëm në interes të kreut të mazhorancës, Sali Berishës.
Sipas z. Xhafa, PS-ja ka bindjen e plotë se koalicioni i përbërë është zgjedhja më e mirë e mundshme që do ta rikthejë të majtën në pushtet. Megjithatë, ai pohoi se ka kohë për të ndryshuar pika të veçanta të ligjit për zgjedhjet. “Të gjitha forcat opozitare të bashkohen në një front të përbashkët opozitar elektoral, me qëllim fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Bashkimin e forcave opozitare nuk e do vetëm Sali Berisha, i cili mund të rrijë në pushtet, ashtu siç erdhi në të, nëpërmjet paaftësisë dhe përçarjes së opozitës”, - deklaroi z. Xhafa. Deputeti socialist bëri të ditur se “ftesa e PS-së nuk është lutje, por ftesë e sinqertë”.
Braçe: “Ok” ligjit, por kujdes me pavarësinë e prokurorisë
Socialistët nuk janë kundër një projektligji që do të reformonte prokurorinë, por pavarësia e këtij institucioni nuk duhet të preket sipas tyre. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, u shpreh dje se kreu i mazhorancës, Sali Berisha, ka arsye të forta të kontrollojë hetimet e disa çështjeve të veçanta.
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, u ankua se deri tani socialistët nuk janë njohur me projektligjin e hartuar nga Ministria e Drejtësisë për prokurorinë. Për shkak të mungesës së transparencës, - tha ai, - ende nuk ka një qëndrim politik përkundrejt kësaj çështjeje.
Ministria e Drejtësisë është duke bërë gati projektligjin e ri për funksionimin e organit të akuzës, i cili pritet të kalojë për votim në Parlament.