E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: Edi Rama të respektojë institucionet

 

Partia Demokratike i bëri dje thirrje kreut të PS-së që të respektojë vendimet e marra nga institucionet e drejtësisë dhe të mos i bëjë presion atyre. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, në konferencën e djeshme për median i kërkoi kryesocialistit Edi Rama, që “të respektojë institucionet e pavarura dhe shtetin ligjor”. “Dje dhe sot kryehetuesi politik i vendit, z. Edi Rama, sulmoi gjykatat, vendimet e tyre, kancelarët, shortin elektronik dhe gjykatësit, vetëm e vetëm se ata zbatojnë me korrektesë ligjin dhe shtetin ligjor të vendit. Kryetari i PS-së dhe njëkohësisht edhe kryehetuesi politik i vendit, mund të manipulojë dhe të shndërrojë në një instrument të tij, ndonjë element të kapur nga krimi në Prokurorinë e Përgjithshme, por nuk mund të mposhtë ligjin dhe shtetin ligjor të këtij vendi”, deklaroi Bogdani. Zëdhënësi i PD-së i kërkoi kryesocialistit Rama, “të heq dorë nga roli i shëmtuar i kryehetuesit, se ai dhe instrumentet e tij nuk do të mund të fshehin me asgjë lidhjet e tyre me krimin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›