E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten të ardhurat për sigurimet

 

Ky vit duket se ka qenë i mbarë për kompanitë e sigurimit të jetës, të ardhurat e të cilave pësojnë rritje nga muaji në muaj. Por edhe pse tregu i sigurimeve në Shqipëri është zhvilluar ndjeshëm, të dhënat tregojnë se ky treg është i orientuar drejt sigurimit të Jo jetës, sesa të Jetës. E thënë ndryshe, shqiptarët janë më shumë të prirur për të siguruar makinën apo shtëpinë e tyre sesa jetën. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, gjatë periudhës janar-tetor 2008 tregu i sigurimeve ka një rritje në masën 20.34% në krahasim me periudhën janar-tetor 2007. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 1.010.515.000 lekë dhe kap shifrën 5.977.768.000 lekë. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kap shifrën 5.550.485.000 lekë dhe shënon një rritje në masën 19.59%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Ndërsa volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kap shifrën 427.283.000 lekë dhe shënon një rritje në masën 31.13%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›