E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bumçi, avokati i familjes Berisha”

 

Juristi i njohur i PS-së, Ylli Manjani, reagoi dje ndaj deklaratave të zëdhënësit të grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi. “Teatri mes qeverisë dhe drejtësisë vazhdoi dje me nxjerrjen në televizion të avokatit të familjes Berisha, Aldo Bumçin dhe të kancelarit të Ministrisë së Drejtësisë, që na thanë bashkërisht se çdo gjë është në rregull, ndërkohë që ne përsërisim se ndryshimi i gjyqtarit për të pandehurin Lulzim Basha me një gjyqtare militante të Partisë Demokratike dhe caktimi për dosjen e sekserit serb të Këshillit të Ministrave i një tjetër gjyqtari militant të Partisë Demokratike, që merret nga të miturit për të gjykuar Fazlliçin, përbëjnë një shfazim të plotë në marrëdhëniet e kësaj qeverie me ligjin”, tha Manjani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›