Bogdani: Fazliç, jo përfitime nga asetet e Shqipërisë
PD-ja, përmes zëdhënësit Gerti Bogdani, informon publikun se biznesmeni serbo-boshnjak nuk ka përfituar në asnjë rast nga asetet publike të Shqipërisë. Sipas Bogdanit, "Damir Fazliç dhe çdo biznesmen tjetër, vendas apo i huaj, ka qenë dhe është i lirë që në përputhje me rregullat e vendit të ushtrojë biznesin e tij”. Zëdhënësi demokrat akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama, për “lidhjet e tij të tmerrshme me eksponentët e grupeve më të rrezikshme të vendit me të cilët ndante trofetë, intimitetet dhe shumë e shumë akte të tjera nga të cilat ai nuk mund të shpëtojë ndonjëherë”. Zëdhënësi i PD-së la të kuptohet se kreu i opozitës mund të vendoset nën akuzë për afera korruptive. “Partia Demokratike informon shqiptarët se z. Fazliç ka denoncuar në mënyrë të përsëritur si përpjekjet e Edi Ramës dhe ofertat e tij për të bashkëpunuar me të, ashtu edhe implikimin e ndonjë bashkëpunëtori të heshtur të z. Rama në afera të dyshimta dhe trafiqe rajonale”, - akuzoi zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bog