E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani-Pelisie, sulmi i Kievos ndaj Romës

Erjon Bogdani vazhdon të ruajë formën e mirë në këtë pjesë të fundit të sezonit të Serisë A, ku Kievo ka shumë nevojë për të dhe golat e tij. Skuadra është e rrezikuar nga rënia për në Serinë B, edhe pse për momentin është jashtë zonës së ftohtë. Këtë javë i pret një ndeshje shumë e vështirë në stadiumin Olimpiko kundër skuadrës së Romës. Trajneri i veronezëve, Mimo di Karlo, i ka besuar sërish sulmuesit shqiptar bluzën e titullarit për takimin e sotëm në kryeqytetin italian, ku së bashku me Serzh Pelisie do të formojnë dyshen e repartit ofensiv, që ka si objektiv të shënojë golin e 300-të të Kievos në Serinë A. Trajneri Di Karlo i ka deklaruar të dy sulmuesve për ndeshjen ndaj Romës dhe synon vetëm të fitojë pikë. "Ne nuk hyjmë në fushë të mundur që më parë", nënvizoi trajneri Di Karlo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›