E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skolari dëshiron ta marrë Ronaldinjon te Fenerbahçe

Pas një sezoni me ulje-ngritje, i cili e ka parë si një aktor joprotagonist në këtë edicion të Milanit në Serinë A, Ronaldinjo nuk duket më i qetë. Qëndrimi për shumë kohë në pankinë dhe konsiderata e pakët nga trajneri Karlo Ançeloti, po ia përforcojnë idenë për të braktisur përvojën milaneze. Tashmë në gjurmët e yllit brazilian është vënë skuadra turke e Fenerbahçes. Ai që e ka inspiruar këtë operacion është ish-trajneri i Kombëtares portugeze dhe Çelsit, Felipe Skolari, i cili pritet të ulet së shpejti në pankinën e turqve. Për Dinjon do të ishte e gatshme një kontratë 3-vjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›