E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela dhe Kotbuz, pikë në Karlsruhe

Ervin Skela dhe Energi Kotbuzi i tij kanë marrë një pikë me shumë vlera në fushën e Karlsruhes, njëra nga rivalet direkte në luftën për të mos rënë në Bundeligën 2. Ndërkohë që Edmond Kapllani, sulmuesi kuqezi, i cili militon në radhët e skuadrës vendase, ka qëndruar gjatë gjithë 90 minutave në stolin e rezervave. Kavajasi po kalon një moment jo të mirë në radhët e Karlsruhes, ku duket se e ka humbur plotësisht besimin e trajnerit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0. Rasti i parë për gol u ka takuar miqve, Skela jep një pas shumë të bukur për Angelov, por ai tregohet i pasaktë. Fantazisti shqiptar ka qenë protagonist i lojës së Kotbuzit deri në minutën e 90, kur është zëvendësuar nga trajneri Bojan Prasnikar. Energi është në kuotën e 27 pikëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›