Si llogaritet qiraja e strehimit për të varfrit
Familjet e varfra dhe me probleme sociale në zonat urbane që e kanë të pamundur të garantojnë strehimin për vete, mund të përfitojnë nga programet e strehimit të bashkive që ndryshe quhen bonuse strehimi. Kjo do të thotë që pushteti vendor merr përsipër pagesën e një pjesë të qirasë pas aplikimit dhe përzgjedhjes së këtyre familjeve që do të përfitojnë nga një sistem pikëzimi.
Udhëzimi
Në një udhëzim të posaçëm të ministrit të Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, është përcaktuar edhe mënyra e llogaritjes së këtij bonusi strehimi për të pastrehët dhe të varfrit. Në këtë udhëzim, i cili ka hyrë në fuqi pasi është botuar në Fletoren Zyrtare saktësohet fakti se
për llogaritjen e masës së bonusit zyrat përkatëse në bashki i referohen nivelit të të ardhurave mujore të familjes dhe qirasë për të cilën është lidhur kontrata.
Llogaritja
Shuma e bonusit të strehimit llogaritet sipas formulës Ç=Q-(Ax0,3). Ç është vlera e bonusit, Q është qiraja e ofruar nga pronari i banesës ose qiraja aktuale që paguan familja, e cila nuk mund të kalojë nivelin minimal në treg. Ndërsa me A shënohen të ardhurat mujore të familjes.
Po kështu, udhëzimi saktëson se afati i kontratës së lidhjes së qirasë nuk mund të jetë më i shkurtër sesa një vit, përveç rasteve kur kjo është përcaktuar që më parë nga palët.
Ndërkohë që Këshilli Bashkiak mund të miratojë një nivel më të lartë bonusi për strehimin kur projekti realizohet me të ardhurat e bashkisë. Shumat mujore të bonusit të strehimit si rregull i xhirohen qiradhënësit në llogarinë e tij bankare. Por kryetari i bashkisë mund të zgjedhë edhe forma të tjera si ato të dërgimit me postë apo përmes zyrave që shpërndajnë ndihmën ekonomike.
Në fillim të çdo viti apo sa herë që bashkitë fillojnë zbatimin e një programi të ri për dhënie bonusi për strehim bëjnë njoftim publik për familjet që kanë paraqitur kërkesat pranë zyrave vendore. Familjet që kanë aplikuar për një program tjetër strehimi nëse kërkojnë të strehohen përmes bonusit paraqesin kërkesë me shkrim në zyrat përkatëse të bashkisë.
Verifikimi
Për çdo program të ri që fillon, zyrat përkatëse në bashki bëjnë verifikimin e nivelit të të ardhurave të familjeve që kanë përfituar bonos strehimi. Verifikimi i nivelit të të ardhurave bëhet nga administratorët shoqërorë të zyrave të ndihmës ekonomike. Çdo subjekt që është miratuar për përfitimin e bonusit të strehimit, pajiset me një dokument i cili përmban masa sigurie në mënyrë që të mos lejojë falsifikimin e tij. Të dhëna mbi identifikimin e qiramarrësit, por edhe të qiradhënësit. Adresën e banimit aktual të qiramarrësit, adresën e banesës që jepet me qira. Adresën e banimit të qiradhënësit, nr. telefoni apo çdo të dhënë tjetër që mund të shërbejë për të komunikuar me të në rast të ndërprerjes së bonusit. Të dhëna të mjaftueshme për të kontraktuar me qiramarrësin. Shumën e bonusit që ky i fundit përfiton në muaj, si dhe vitin apo periudhën kur bonusi është i vlefshëm, si dhe kujtesa të detyrimeve kryesore që qiramarrësi ka ndaj bashkisë për efekt të përfitimit të këtij bonusi.
Për efekt të identifikimit të banesave që mund të përdoren për programin e bonusit të strehimit zyrat përkatëse në bashki bëjnë njoftim publik në të cilin duhet të parashtrojnë kërkesat që duhet të përmbushë banesa, kohëzgjatjen e marrëveshjes, nivelin maksimal të qirasë, shumën e bonusit që mund të përfitojë pronari, si dhe kërkesa të tjera që çmohen të nevojshme.
Përfitues
Bonusi i strehimit u jepet me vendim të këshillit bashkiak familjeve që kanë paraqitur kërkesat pranë zyrave përkatëse në bashki dhe kanë arritur pikët maksimale sipas sistemit të pikëzimit të miratuar për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane. Si rregull ky bonus strehimi zbatohet në ato objekte banimi për të cilat ka një marrëveshje paraprake midis pronarit dhe entit menaxhues apo strukturës vendore të ngritur për menaxhimin e banesave sociale me qira. Për vitin e parë të zbatimit të këtij programi dhe deri në identifikimin e banesave në treg që mund të përdoren për bonus strehimi për një objekt për të cilin nuk është lidhur marrëveshja si më sipër.
Pas miratimit nga këshilli bashkiak, përfituesit i lihen tre muaj kohë për të gjetur banesën në treg. Kontrata e qiradhënies lidhet mes pronarit të banesës dhe përfituesit të bonusit sipas procedurave të Kodit Civil.
Përjashtimi
Rastet e prishjes së kontratës
së marrjes së bonusit të qirasë
Familja që ka përfituar bonusin e strehimit mund të dalë nga kjo skemë pas një viti, nëse vërtetohet që ajo e ka zgjidhur problemin e strehimit, ose nëse të ardhurat e familjes janë rritur aq sa për të përballuar pagesën e qirasë pa nevojën e bonusit. Për të llogaritur nivelin e të ardhurave të familjes që del nga skema bashkia zbaton formulën: A= Qmx3, ku A janë të ardhurat e familjes dhe Qm është qiraja minimale në treg e përcaktuar me ligj. Bonusi e humbet vlefshmërinë kur qiramarrësi bën deklarim të rremë për të ardhurat. Në rastet ku ai ka përfituar një banesë tjetër. Por edhe kur ia ka dhënë me qira një të treti apartamentin për të cilin ka lidhur kontratë dhe përfiton bonusin. Zyrat përkatëse në bashki pas verifikimit si të vërtetë të njërit nga rastet e mësipërme njoftojnë qiramarrësin për ndërprerjen e bonusit të strehimit. Gjithashtu, njoftohet edhe qiradhënësi dhe marrëdhëniet mes të dyja palëve u nënshtrohen parashikimeve të Kodit Civil.