E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve fut në axhendë projektligjin për administratën gjyqësore

Komisioni i Ligjeve pritet të nisë javën e ardhshme diskutimin në lidhje me projektligjin “Për administratën gjyqësore”. Projektligji i ofron administratës gjyqësore të njëjtat garanci, që u ofron statusi i shërbimit civil punonjësve të administratës publike. Konkretisht, përcaktohen procedura të njëjta dhe të unifikuara për emërimin, zhvillimin e karrierës, largimin nga puna, masat disiplinore, vlerësimin e rezultateve në punë, të cilat do të ndikojnë në rritjen e performancës së administratës dhe shmangien e arbitraritetit në largimin nga puna, duke krijuar dhe një mekanizëm ankimi tek ministri i Drejtësisë të punonjësve të administratës. Njëkohësisht është bërë nën asistencën ligjore të ekspertëve të Misionit EURALIUS dhe të ekspertëve të Këshillit të Evropës. Rregullim të detajuar dhe standard të procedurave të rekrutimit, konkurrimit, ngritjes në detyrë, lëvizjes paralele, masave disiplinore dhe vlerësimit të rezultateve në punë. Këto çështje do të rregullohen në këshillim me kryetarët e gjykatave. Në funksion të garantimit të së drejtës për ankim, ministrit i jepet dhe e drejta e organit, që vendos për ankimet lidhur me veprimtarinë e administratës. Drafti rregullon drejtimin e administratës gjyqësore, duke përcaktuar në mënyrë të qartë kompetencat e çdonjërës prej strukturave përgjegjëse për drejtimin e saj. Ministri është autoriteti përgjegjës për përcaktimin e strukturës dhe organikës së administratës gjyqësore të çdo gjykate të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›