Nard Ndoka: PD po degradon në stalinizëm
Kryetari i PDK-së flet për marrëdhëniet e PD-së me aleatët, rikonfigurimin e së djathtës dhe për të rikthyerit në PD
Z. Ndoka që prej mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar, PDK ka vendosur që të jetë parti e qendrës së djathtë, megjithatë ende nuk ka një qëndrim konkret që prej largimit të saj nga qeveria, nëse vazhdon ose jo të jetë pjesë e koalicionit qeverisës....
Partia Demokristiane është parti e qendrës së djathtë, madje e vetmja parti realisht e tillë në spektrin politik shqiptar. Bazuar kjo në qëndrimet tona, ndaj pronës, ndaj tregut, ndaj taksave, ndaj të drejtave të njeriut, ndaj rehabilitimit dhe dëmshpërblimit të ish të dënuarve politikë, ndaj dënimit të krimeve të kryera nga komunizmi, ndaj hapjes së dosjeve etj, etj. Qëndrimi ynë në mazhorancë ose jo nuk ka të bëjë vetëm me pjesëmarrjen direkte në qeveri. Ka mënyra nga më të ndryshmet që një parti mund ta bëjnë pjesë në një mazhorancë. Rezervat që ne kemi në funksionimin e mazhorancës së sotme, defektet e saj, pasojat, ne i kemi publike dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë. Qëndrimi i grupit parlamentar të PDK-së në kuvend ka qenë kritik në shumicën e rasteve, ku PD-ja ka vepruar në mënyrë të njëanshme dhe gabim sipas gjykimit tonë, çfarë nuk i ka pëlqyer lidershipit të PD-së! Ne do vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj mazhorance, duke kërkuar rregulla të qarta në koalicion dhe diskutime paraprake për nisma të rëndësishme politike dhe parlamentare. Gjithmonë me shpresën se lidershipi i PD-së do të çlirohet nga ankthi i Gërdecit dhe metodat diversioniste që ajo ka përdorur ndaj demokristianeve. Ne besojmë se është në të mirën e kësaj mazhorance të bashkëpunojë me PDK-në, të përfitojë prej vlerave të saj, të reflektojë ndaj standardeve politike që kjo parti i ka pjesë të qenësishme të programit dhe veprimtarisë së saj të përditshme. Një mazhorancë me vlera demokristiane do t’i hapte rrugën ndërtimit të Shqipërisë europiane dhe natyrshëm edhe integrimin e saj të shpejtë në familjen e popujve europianë. Por me sa duket një pjesë e kësaj mazhorance, të paktën përkohësisht, u ka shpallur luftë vlerave kristiane. Kjo për ne është e papranueshme dhe për shqiptarët është e dëmshme, madje e rrezikshme.
Z. Ndoka po flitet prej kohësh për disa formula për rikonfigurimin e së djathtës, konkretisht për shkrirje të disa partive, krijimin e një konfederate dhe së fundmi edhe për një koalicion të përbërë. Në cilën prej këtyre hipotezave të hedhura e sheh veten PDK?
PD-ja ka përdorur një strategji të qartë për dobësimin e aleatëve të vet gjate këtyre viteve dhe me shumicën e tyre e ka arritur një gjë të tillë. PDR-ja po shkrihet fare dhe shumë pak do të shkojnë me PD-ne, PAA e Xhuvelit nga kalimi i “ylberit” nga kampi i majtë në të djathtë tashmë rrezikon, partitë historike Legalitetin dhe Ballin i ka përçarë e shpërbërë me kohë, PR-ja ka qenë një parti pothuajse e unifikuar me PD-ne, dhe Gërdeci i ka ngjizur më shumë. PDK-ja është e vetmja parti nga kampi i djathtë që i rezistoi të gjitha shantazheve dhe diversioneve të bëra nga lidershipi i PD-se në mënyrë konstante gjatë këtyre viteve. Tashme PD-ja prishi edhe marrëveshjen në mënyrë të njëanshme duke dalë në mënyrë të dukshme zbuluar para faktorit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar. Këto mekanizma tipike komuniste do të kthehen në bumerang për vetë PD-në, pasi demokristianet po ndërgjegjësohen çdo ditë e më tepër për prapaskenat që ka përdorur PD-ja ndër vite për të dëmtuar alternativën kristiane në Shqipëri. Mjerimi i tyre politik tashme dihet. Ne jemi të përgatitur për çdo situatë në marrëdhëniet me PD-në, ashtu siç ende besojmë se do të ketë një ndryshim kursi nga lidershipi i PD-së.Ne besojmë se PD, do të fillojë të vështrojë djathtas, të nderojë djathtas, duke hequr dorë nga majtizmi i trashëguar që herë-herë degradon deri në stalinizëm. Në këtë parti ka elementë të rinj, individë që kanë kontribute për demokracinë, individë që nuk mund të mbahen peng nga klanet majtiste që vitet e fundit e shtuan pushtetin e tyre në këtë parti, madje imponuan edhe devijimin e kursit të saj politik në shumë raste. PDK-ja është e hapur dhe e qartë në vizionin e vet politik, në dimë dhe mund të falim nëse dikushreflekton. Shumë politikanë të PD-së më kanë shprehur keqardhjen që PDK-ja është jashtë qeverisjes, siç ma kanë shprehur edhe qindra e qindra demokratë në të gjithë Shqipërinë.
Po flitet jo pak për mundësinë e rikthimit të Genc Pollos, Tritan Shehut apo edhe Neritan Cekës në PD, figura këto mjaft të kontestuara dikur nga kryeministri Sali Berisha por edhe drejtues të tjerë të PD-së. A keni ndonjë koment për këtë lëvizje, nisur nga fakti se ju keni qenë një ndër të larguarit bashkë me Pollon e disa të tjerë nga strukturat e Partisë Demokratike?
Unë personalisht vërej se në PD nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë në demokratizimin e jetës së saj politike. Ka pasur shumë përpjekje për demokratizimin e jetës së brendshme të kësaj partie, por deri më sot të gjitha kanë dështuar. Kjo parti asnjëherë nuk arriti të organizohej si një institucion i mirëfilltë, ku anëtarët janë të barabartë në të drejta dhe në mundësi. Konkurrenca politike brenda kësaj partie ka qene dhe vazhdon të jetë e pamundur, ndërkohë që të zgjedhurit vijnë nga listat e seleksionuara nga lart dhe pozicioni i tyre në parti varet nga shkalla e besueshmërisë dhe servilizmit të tyre ndaj kryetarit të partisë. Ndaj dhe në këtë parti nuk krijohen politikanë, por vetëm viktima.
Një parti që funksionon në mënyre të tillë është e papranueshme për principet e mia politike. Ndërkaq, unë jam kryetari i një partie tjetër, i partisë Demokristiane që funksionon mbi parime krejt të tjera, ku çdo anëtar ndjehet i barabartë në mundësi dhe shanse dhe pikërisht për këtë ndjehet edhe i respektuar dhe i vlerësuar. Pra, PDK është një parti me një alternative europiane e cila ka rezultuar e suksesshme në shumë vende dhe mund të themi me plot gojën se demokristianët dhe kristiandemokratët kanë ndërtuar Europën e sotme. Kjo parti është krejt ndryshe nga partitë e tjera, në Shqipëri, të cilat vazhdojnë me programe hibride, të kopjuara keq, sipas stilit të vjetër shqiptar.
Kthimi i disa politikanëve në PD me të vërtetë është zgjedhje e tyre personale, por që nuk e fsheh dot dështimin e tyre politik. Kjo me kujton anektodën e vjetër shumë domethënëse të qershive..., as kjo nuk është lagur, as kjo.., në një kohë që të gjitha ishin të menderosura nga vetë ai...
A mendoni se më këtë qeveri të riformatuar tashmë, mazhoranca mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
Tepër e dyshimtë, pasi nuk pati riformatim por përjashtim duke shkelur marrëveshjet politike dhe principet demokratike.
A duhet të jetë sërish kryeministri Sali Berisha figura kryesore që duhet të drejtojë fushatën e ardhshme zgjedhore në emër të koalicionit të djathtë, me qëllim sigurimin enjë mandati të dytë qeverisës?
Kjo do të varët nga koalicioni që do të krijohet përpara zgjedhjeve. Askush nuk është i përjetshëm si lider. E djathta është në proces ringritjeje dhe unë besoj se vetëm ringritja e një të djathte të vërtetë i jep fund tranzicionit në Shqipëri. Populli shqiptar nuk është popull i majtë, siç pretendojnë disa politikanë të majtë që lozin nën flamuj të djathtë. Shqiptarët kanë vuajtur shtypjen e komunizmit, kanë rezistuar dhe janë persekutuar, e kanë pranuar regjimin nga halli, por asnjëherë nuk e kanë dashur, përveçse një kaste të vogël të kriminalizuar që i shërbente regjimit dhe përfitonte prej tij. Të mos harrojmë se në Shqipëri edhe partia komuniste nuk u krijua dot nga shqiptarët, kaq e huaj ishte kjo ide për ta, sa u detyruan jugosllavet të vinin e ta krijonin, e madje të emëronin edhe sekretarin e parë e komandantin e përgjithshëm. Shqiptari është i djathtë se respekton pronën private, e konsideron atë të shenjtë, beson te tregu i lirë, respekton vlerat njerëzore, beson te Zoti dhe ndjehet krenar për identitetin e tij shqiptar dhe europian. Pikërisht për këtë unë them se e djathta ka një të ardhme të sigurt politike dhe ka përgjegjësinë për ndërtimin e Shqipërisë europiane.
PD po degradon në stalinizëm
PD vepronme aleatët si Parti Komuniste
PD s’krijon politikanë por viktima
Pozicioni i PDK-së në koalicionin qeverisës
Qëndrimi ynë në mazhorancë ose jo nuk ka te bëjë vetëm me pjesëmarrjen direkte në qeveri. Ka mënyra nga më të ndryshmet që një parti mund ta bëjnë pjesë në një mazhorancë. Rezervat që ne kemi në funksionimin e mazhorancës së sotme, defektet e saj, pasojat, ne i kemi publike dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë.
Qëndrimi i PD-së ndaj aleatëve
PD-ja ka përdorur një strategji të qartë për dobësimin e aleatëve të vet gjate këtyre viteve dhe me shumicën e tyre e ka arritur një gjë të tillë. PDR-ja po shkrihet fare dhe shumë pak do të shkojnë me PD-ne, PAA e Xhuvelit nga kalimi i “ylberit” nga kampi i majtë në të djathtë tashmë rrezikon, partitë historike Legalitetin dhe Ballin i ka përçarë e shpërbërë me kohë, PR-ja ka qenë një parti pothuajse e unifikuar me PD-në, dhe Gërdeci i ka ngjizur më shumë
Për të ardhmen e PD-së
Ne besojmë se PD, do të fillojë të vështrojë djathtas, të nderojë djathtas, duke hequr dorë nga majtizmi i trashëguar që herë-herë degradon deri në stalinizëm. Në këtë parti ka elementë të rinj, individë që kanë kontribute për demokracinë, individë që nuk mund të mbahen peng nga klanet majtiste që vitet e fundit e shtuan pushtetin e tyre në këtë parti, madje imponuan edhe devijimin e kursit të saj politik në shumë raste.
Për demokratizimin e PD-së
Unë personalisht vërej se në PD nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë në demokratizimin e jetës së saj politike. Ka pasur shumë përpjekje për demokratizimin e jetës së brendshme të kësaj partie, por deri më sot të gjitha kanë dështuar. Kjo parti asnjëherë nuk arriti të organizohej si një institucion i mirëfilltë, ku anëtarët janë të barabartë në të drejta dhe në mundësi. Konkurrenca politike brenda kësaj partie ka qenë dhe vazhdon të jetë e pamundur, ndërkohë që të zgjedhurit vijnë nga listat e seleksionuara nga lart dhe pozicioni i tyre në parti varet nga shkalla e besueshmërisë dhe servilizmit të tyre ndaj kryetarit të partisë. Ndaj dhe në këtë parti nuk krijohen politikanë, por vetëm viktima.
Për kthimin e Pollos në PD
Kthimi i disa politikanëve në PD me të vërtetë është zgjedhje e tyre personale, por që nuk e fsheh dot dështimin e tyre politik. Kjo më kujton anektodën e vjetër shumë domethënëse të qershive..., as kjo nuk është lagur, as kjo.., në një kohe që të gjitha ishin të menderosura nga vetë ai...
Titujt:
PD po degradon në stalinizëm
PD vepronme aleatët si Parti Komuniste
PD s’krijon politikanë por viktima