E Diel, 1 Nëntor 2026

Felaj: Kunati i Bregut mori 10 hidrocentrale pak ditë para zgjedhjeve

Tiranë, 31 gusht, NOA Partia Socialiste ka vijuar me akuzat e bëra sot në drejtim të ministres së Integrimit duke paraqitur fakte të reja. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj u shpreh se vetëm pak ditë para zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar kunati i ministres ka marrë 10 koncesione për ndërtimin e hidrocentraleve.

Ajo e ka lidhur vjedhjen e votave më atë të pasurisë kombëtare duke akuzuar mazhorancën. Vendimi për dhënien e këtij koncesioni 323 milion Eurosh është marrë, siç mund ta shikojmë këtu, në datën 11 Qershor të vitit 2009, pak ditë përpara zgjedhjeve të vjedhura të 28 qershorit, u shpreh Felaj.

Falaj paraqiti dokumente ku sipas saj në lumin Zall i Okshtunit kunati i ministres së Integrimit, Majlinda Bregu ka marrë 10 HEC-e.

Ministrja Bregu ka gënjyer në lidhje me këtë koncesion, pasi siç mund të shohim tek kontrata, nuk është dhënë vetëm një hidrocentral, tha Felaj.

Ajo përmendi se GEC-et janë dhënë me koncesion për 35 vjet dhe ata janë; "Borovë", "Sebisht Nr. 2", ""Prodan Nr. 4", "Prodan Nr. 5", "Okshtun Nr. 6", "Okshtun Ekologjik", "Tërnova Nr. 7", "Lubalesh Nr. 9", "Lubalesh Ekologjik", dhe "Gjoricë Nr. 10".

Sipas deputetes vlera totale e këtij investimi kap 32 milionë Euro për ndërtimin dhe vënien në punë të hidrocentraleve. Me kapacitetin që kanë, fitimi nga ky investim do të jetë 323 milion Euro, u shpreh Felaj.

Por ajo që është më e rëndësishme për PS-së ka të bëjë me faktin se forma ndërtuese nuk ka asnjë eksperiencë në fushën e energjetikës.

Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, qeveria ishte e ndarë përgjysmë, ndërsa gjysma e qeverisë vidhte votat, gjysma tjetër vidhte pasuritë publike të shqiptarëve, duke shpejtuar të merrnin gjithçka që mundnin, në rast se vjedhja e votës nuk rezultonte e suksesshme, u shpreh Felaj.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›