E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili akuzon Ramën se shiti Kushtetutën për lejet e tij mafioze të ndërtimit

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se ka shitur Kushtetutën e Shqipërisë, për të vazhduar korrupsionin e tij me lejet e ndërtimit. Vasili u shpreh se mërzia e kryesocialistit Rama, ka ardhur vetëm si pasojë e bastit të tij, që ose ti kishte të gjitha ose asgjë. Rama është tradhtari i vërtetë, sepse ai e luftoi të majtën në dy mënyra. Duke luftuar me një parti tjetër të majtë, ndërsa tradhtia më e madhe për shqiptarët ka qenë degradimi i kushtetutës, dhe brenda tre orëve, nuk mund tu thuash tradhtar atyre që ti i ke përbuzur, u shpreh Vasili.Ai u shpreh se gjatë këtij procesi zgjedhor Rama ka kërkuar që të blejë njerëz vetëm për të mos u larguar nga politika. Ndërsa lidhur me akuzat e PS, se votat po i vjedh Berisha dhe Meta, Vasili tha se kjo është dhe çmenduria më e madhe, sepse nuk mund ti vjedhë votat një parti e cila nuk ka komisioner në procesin e numërimit të votave. Ndërsa në lidhje me filozofinë politike që përdori krye socialisti Rama gjatë fushatës elektorale, se PS do të ishte një forcë politike përtej së majtës dhe të djathtës, Vasili deklaroi se kjo filozofi nuk ka asgjë të përbashkët me Partinë Socialiste dhe Ramën. Sipas tij Rama dhe të gjithë atij që janë pro Ramës në PS nuk janë socialistë të vërtetë, sepse nuk kanë asgjë të përbashkët me fizionominë e një partie me traditë në Shqipëri siç është PS, dhe filozofia përtej të majtës dhe të djathtës nuk ka lidhje as me PS dhe socialistët. Sipas Vasilit, Ramës nuk i ka interesuar asnjëherë fati i PS, por i ka interesuar vetëm fati i tij personal, për të qëndruar sa më shumë në politikë për të plotësuar interesat e veta. Sot falë LSI, e majta ka kontroll ndaj pushtetit të Berishës, kurse bunkeri që propozonte Rama shkatërroi besimin që njerëzit kishin tek kjo lloj e majte, tha Vasili. Gjithashtu Vasili tha se PS, ka nevojë për një riformatim të drejtë dhe filozofik duke veçuar si çështje të madhe të saj mungesën e identitetit. Sipas tij humbësit e këtyre zgjedhjeve duhet të japin dorëheqjen, sepse ata që e kanë bërë më parë një veprim të tillë janë sërish sot në politikë dhe kanë provuar se dorëheqja është përgjegjësi në raport me situatën. Mosdorëheqja është një veprim i një papërgjegjshmërie politike, u shpreh ai. Ndërsa për mos përfshirjen e disa politikanëve në parlamentin e ardhshëm, si Milo dhe Gjinushi, Vasili tha se në të gjithë botën e qytetëruar nuk ka persona të përjetshëm në parlament. Lidhur me koalicionin e LSI me PD, ai tha se me këtë koalicion nuk janë vetëm 83 mijë votuesit që I dhanë votën LSI, por janë të gjithë ata të cilëve ju është bërë presion nga PS, për të mos votuar LSI, si dhe janë dakord të gjithë ata të cilët janë paguar nga PS, me qëllimin për të paguar këtë parti. Ndërsa për zërat që dolën kundër nga LSI, që kjo forcë politike të mos bënte koalicion me PD, siç ishin Xhufi dhe Klosi, Vasili e konsideroi këtë si diçka normale që ndodh në çdo parti me program demokratik. Ai theksoi se zgjidhjet nga zërat ndryshe në LSI, munguan. Sipas tij do të ishte anormale sikur të mos kishte patur mendime kundra, sepse atëherë do të ishte një parti si ajo e Ramës, ku të gjithë ngurojnë ti dalin kundër kryetarit nga frika se mos përjashtohen nga partia. Gjithashtu, Vasili u shpreh dhe në lidhje me atë se çfarë LSI do të bëjë për shqiptarë, sipas tij LSI do të kërkojë hapjen e shumë vendeve të reja pune, në mënyrë që të ulet papunësia në vend, dhe kjo do të arrihet nëpërmjet investimeve private dhe publike. Ndërsa tha se në programin e LSI, sipas Vasilit është dhe reformimi i arsimit dhe shëndetësisë por ajo që mbete primare në programin e LSI është vetëm punësimi.

Last Updated on Sunday, 12 July 2009 19:05

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›