E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni: Pasaportat biometrike, siguria për liberalizimin e vizave

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të pajisjen me pasaportën biometrike, duke e vlerësuar atë si të vetmin dokument të sigurt identifikimi që do të realizojë liberalizimin e vizave. Për numrin dy të ministrisë së Brendshme, brenda vitit 2010 rreth 2.300 000 pasaportat aktuale për jashtë shtetit, duhet domosdoshmërish të zëvendësohen me pasaportat e reja biometrike, për të cilën kompania ZAGEM garanton të gjitha kapacitetet. Sipas Ponit, përshpjetimi i procesit të liberalizimit të vizave me vendet e BE-së, do të realizohej me rritjen e numrit të pasaportave të reja biometrike, duke veçuar faktin se deri në fund të vitit 2009 duhet të shënojë 400 mijë të tilla. Edhe pse një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë kanë në duart e tyre pasaportat aktuale për Meqenëse ekzistojnë të gjitha mundësitë, çdo shtetas shqiptar duhet të udhëtojë jashtë vendit me pasaportën e re biometrike, kusht i rëndësishëm për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian, nënvizoi Poni, duke u shprehur optimist për ecurinë e procesit të pajisjes së shtetasve me pasaportat e reja biometrike. Ndër të tjera, zëvendësministri i Brendshëm sqaroi gjithashtu se një shtetas, që të aplikojë për pasaportën biometrike, duhet domosdoshmërish që ai më parë të ketë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, ndërkohë që procedura e aplikimit është e njëjtë në të dyja rastet. Ndërsa qeveria ka demonstruar vullnetin maksimal dhe përmbushjen e të gjitha kushteve teknike, u takon shqiptarëve që të luajnë edhe ata rolin e tyre në liberalizimin e vizave, që do të thotë se pajisja me pasaportat biometrike është një kusht i domosdoshëm, theksoi Poni. Ndërsa e cilësoi pasaportën biometrike, një dokument tejet bashkëkohor, numri dy i ministrisë së Brendshme i kërkoi të gjithë shtetasve shqiptarë që këtë produkt të mrekullueshëm të verifikimit të identitetit të tij, çdo qytetar duhet ta disponojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›