PS, OK vendimit të KQZ për Fierin
Pas odisesë disa javore të konfliktit midis PS, PD dhe KQZ për procesin zgjedhor të qarkut të Fierit, duket se kjo çështje po shkon drejt rrugës së zgjidhjes. Me gjithë debatet e krijuara, përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KQZ, kanë qenë dakord me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e 5 kutive të votimit në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve nr, 18 dhe 19 të qarkut të Fierit.
Ky vendim është një arsye më shumë që Partia Socialiste ti humbë mundësitë për të justifikuar humbjen me deklarata të përditshme ku kërcon se nuk do ti njohë zgjedhjet se do të barktisë KQZ dhe se do të dalë në protesta. Ndonëse shumë kuti sipas demokratëve kishin parregullsi të shumta teknike, KQZ vendosi me votë unanime që çdo kuti e shpallur e pavlefshme nga KZAZ ti nënshtrohet procesit të numërimit dhe rezultatit i saj ti bashkëngjitet rezultatit të tabelave përmbledhëse. Sipas KQZ çdo kuti që është hapur dhe pastaj është shpallur e pavlefshme nga komisionerët e KZAZ, do të rinumërohet dhe vendimi i KZAZ do të korrigjohet ashti siç e parashikon Kodi Zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhje ka vijuar punën deri në orët e vona të natës duke shqyrtuar me radhë KZAZ e kontestuar të Fierit për çdo kuti që ka pretendime. Por, për shkak të problematikë së ngatërruar dhe shqyrtimit të dy kërkesave përnjëherësh mendohet se ky proces do të zgjasë edhe gjatë ditëve në vijim. Fati i kutive te Fierit u shty edhe për 24 orë, për tu diskutuar, pasi Kryetari i KQZ, Arben Ristani, u shpreh se dy ankesat kërkojnë nga KQZ miratimin e tabelës së rezultateve. Kundërpërgjigjja e nënkryetares se KQZ, Dëshira Subashi, ka qenë e menjëhershme, e cila duke interpretuar nenin 132 te Kodit Zgjedhor, bëri me dije se çështjet mund të bashkohen edhe gjatë gjykimit, duke i mëshuar fort faktit që të shqyrtohet si fillim kërkesa ankimore e PS për KZAZ 18. Ky sugjerim u rrëzua nga kryetari, i cili hodhi menjëherë ne votim bashkimin e dy kërkesave.