E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani çmend Spanjen dhe Italine

21/03/2005  Sulmuesi shqiptar i Veronës kërkohet nga Villareal, Real Betis dhe Atletico Bilbao në Spanjë, si dhe Palermo e Sampdoria në Itali

Ndërkohë, që sulmuesi shtatlartë i Veronës dhe i përfaqësueses kuqezi, Erjon Bogdani ka udhëtuar në drejtim të Antalias, aty ku po zhvillon stërvitjen skuadra jonë, në prag të ndeshjeve të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2006, në Itali diskutohet shumë për të. Ai është kthyer në qendrën e merkatos dhe është bërë një nga futbollistët më të kërkuar. Edhe pse merkato në Itali si kudo në Evropë është e mbyllur me kohë, skuadrat e ndryshme janë hedhur në “gjueti”, duke vënë piketat e para te futbollistët, që mendohet se do të jenë pjesë e organikës së tyre në sezonin e ardhshëm. Dhe në këto lëvizje qarkullojnë edhe emrat e futbollistëve tanë, emri më i lakuar, është ai i sulmuesit të Veronës, Erjon Bogdani. Forma shumë e mirë e treguar prej tij në këtë sezon, ku deri në këto momente ka shënuar 15 gola, duke i qenë i dyti golashënues më i mirë i serisë B, pas Militos së Xhenoas, ka zgjuar intresin e disa klube shumë të njohura dhe që sezonin e ardhshëm mund të jenë edhe pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve. Dihet se skuadra e Veronës pavarësisht formës së mirë të treguar në këtë sezon, ku është një pretendente e mundshme për në serinë A, ka edhe shumë problme financiare, që mund të çojnë në shitjen e disa futbollistëve cilësorë. Bëhet fjalë për emra të njohur, si Valon Behrami, në qendër të disa klubve italiane, si Juventus, Inter, Palermo, por edhe të disa klubeve jashtë Italisë, si Liverpuli dhe Totenhemi në kampionatin anglez. Apo braziliani Martins Adailton, që sezonin e ardhshëm do t’i bashkohet Kaljarit. Një tjetër, që na intreson edhe ne, është ai i sulmuesit kryesor të Veronës, Erjon Bogdani. Ditët e tij në Verona, duket se janë të numëruara dhe kjo, jo për shkak të ndonjë problemi, që lidhet me paraqitjn e tij, të dobët, por me faktin se ai kërkohet nga skuadra të mëdha në Itali dhe jashtë saj. Futbollisti i përfaqësueses sonë, mund të blihet përfundimisht nga skuadra e Veronës për një shumë që vërtitet diku tek pak më shumë se 1 milionë euro, të cilat presidenti i Veronës, Pastorelo është i gatshëm për t’i ofruar dhe pas kësaj, të shitet për një shumë shumë herë më të lartë te ndonjë klub, që do të ofrojë shifrën e duhur. Dhe e vërteta është se lista e klubeve, që e kërkojnë shërbimin e “gjigandit” të sulmit të Veronës është shumë e gjatë. Në këtë listë figurojnë emra skuadrash, që sezonin e ardhshëm mund të jenë në Ligën e Kampioneve. Kështu, në Itali dy skuadrat që konkurojnë t’a kenë të vetin sulmuesin e Veronës, janë Palermo dhe Sampdoria, të cilat po bëjnë një paraqitje mjaft të mirë, në këtë sezon në serinë A. Këto për sa i takon Italisë, pasi ai është shumë i preferuar edhe në Spanjë, madje më klube prestigjoze. Përmedim këtu emrat, e Real Betis, Atletiko Bilbaos dhe Vilarrealit, tre skuadra shumë të mira dhe prtendente për në Champions, si Betis dhe Vilarreal. Siç shihet ofertat për sulmuesin e Veronës nuk mungojnë, madje dhe ofrta nga klube me peshë, oferta të cilat duket se ia kanë vështirësuar zgjedhjen numrit një të sulmit të Veronës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›