E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rraklli: Dola për të mos rrezikuar

21/03/2005  Sulmuesi i Tiranës, Altin Rraklli edhe pse jo në 100% të formës së tij, e ka bërë mësë miri punën e tij, në ndeshjen kundër Shkumbinit, duke shënuar një gol të shkëlqyer, që i ka hapur rrugën fitores numër 20 të Tiranës në këtë kampionat. Pas golit të shënuar, në minutën e 23-të, ai ka lënë fushën e lojës për të mos rrezikuar më shumë, pasi edhe kondicioni i tij fizik nuk është në nivelin maksimal. Vetë kavajasi i Tiranës ka shpjeguar,se ai ka dalë nga fusha e lojës për të mos rrezikuar më tej. Sipas tij, kjo është bërë e mundur edhe me konsensusin e stafit teknik dhe mjekësor të skuadrës. “Duke qenë se nuk isha në formën time më të mirë, vendosa të dal nga fusha e lojës. Sigurisht, ky nuk një vendim i marrë vetëm nga unë. Para se të dilja kontaktova me stafin mjekësor të skuadrës dhe me trajnerin dhe mora OK-in e tyre. Ky zëvendësim ishte për të mos rrezikuar më shumë”, ka shpjeguar sulmuesi i Tiranës, Altin Rraklli. Veç kësaj, ai ka folur edhe për skuadrën e tij, por në mënyrë diplomatike, ka deklaruar se për titullin do edhe disa kohë për të folur me më shumë siguri. “Nuk më pëlqen të flas para kohe për çështjn e titullit. Sigurisht që kemi një avantazh të konsiderueshëm nga Elbasani, por në lojë janë edhe 24 pikë të tjera, ndaj duhet të luftojmë deri në fund”, ka nënvizuar Altin Rraklli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›