Në presionin rus, Enveri pranon gabimin për vetvrasjen e Spirus
21/03/2005 Cili variant u vendos për aleancën e Shqipërisë me Jugosllavisë? Çfarë bisedoi për këtë Tito dhe Enveri? Si ndikoi direktiva e ardhur nga Rusia mbi marrdhëniet shqiptar-jugosllave? Cilat ishin gabimet që bëri Enveri në lidhje me jugosllavët? Cilat ishin udhëzimet që mori udhëheqësi shqiptar prej partisë komuniste ruse? Enver Hoxha bëhet pishman për vrasjen e Nako Spirus, si pasojë e ndikimit jugosllav.
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.
Ndërkohë, gjatë gjithë marsit të vitit 1946, në Tiranë vazhduan mbledhjet e Byrosë politike, në të cilat diskutohej problemi i bashkimit me Jugosllavinë me anë të një aleance të veçantë apo në përbërje të federatës bullgaro-jugosllavo-shqiptare. Më në fund, më 30 mars u vendos që varianti i dytë nuk ishte aktual dhe aleanca me Jugosllavinë do të cilësohej si bashkim, por nuk do të bëhej publike. Dhe kur ky bashkim të kryhej, do të informoheshin “sovjetikët”.
Në fund të prillit midis Titos dhe Hoxhës u bë këmbimi i letrave, në të cilat pranohej njëfarë keqësimi i marrëdhënieve dhe shprehej besimi për kapërcimin e keqkuptimeve në interes të bashkëpunimit të mëtejshëm konstruktiv. Në mes të prillit 1948, mbërriti më në fund, në Shqipëri kopja e letrës së KQ të PKPR-së e 27 marsit, që akuzonte PKJ-në dhe udhëheqësit e saj për vijën e tyre antisovjetike, për gabime oportuniste dhe revizionimin e tezave më të rëndësishme të marksizëm-leninizmit. Por mbledhja e 25 prillit e Byrosë Politike u zhvillua në atë mënyrë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë e veçantë. Shumica e pjesëmarrësve qenë të mendimit se para ardhjes së letrës, u besonin plotësisht jugosllavëve, ndërsa pasi u njohën me të, u lindën dyshime se jo gjithçka kishte qenë e drejtë. Në plenum u diskutuan me imtësi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, qëndrimi ndaj të cilave u pranua se kishte qenë disi i idealizuar. U rikujtuan hollësitë e diskutimit dhe marrjes së vendimit për problemet e bashkëpunimit ushtarak (futja e divizionit dhe unifikimi i ushtrisë) e të aleancës dypalëshe. Por, në tërësi, ndihma jugosllave për Shqipërinë u pranua si “e rregullt, marksiste-leniniste” dhe u vendos që e tërë gama e marrëdhënieve për vitin në vazhdim të analizohej “në dritën e letrës së PKPR(b)-së”.
Por letra e Hoxhës drejtuar Titos më 23 maj, dukej shkurajuese. Ndërkohë, të pesë vendet europiano-lindore, anëtare të Kominternit, i dërguan KQ të PKPR(b)-së rezoluta në mbështetje të letrës së 27 marsit. PKSH-ja nuk qe anëtare e Kominternit dhe është e natyrshme, që nuk pritej ndonjë kundërveprim nga ana e saj. Por, fortuna e akuzave që u lëshua mbi PKJ-në dhe personalisht mbi Titon, duhej ti bënte udhëheqësit shqiptarë të zgjidhnin. Për më tepër, kur në letrën e Hoxhës drejtuar Titos, pas shprehjeve të zakonshme të falenderimit për ndihmën e për qëndrimin internacionalist, thuhej: “ne jemi gati t’i rishikojmë të gjitha problemet, të cilat kanë të bëjnë me punët tona të përbashkëta dhe të ndreqim gjithçka të gabuar, që marrëdhëniet tona të zhvillohen edhe në të ardhmen për të mirën e popujve tanë”.
Vetëm në fund të korrikut të vitit 1948, pozicioni i PKSH-së u bë pëfundimisht i qartë. Në konferencën e ministrave të punëve të jashtme të vendeve socialiste të Europës për problemin e Gjermanisë, e mbajtur në Varshavë, Hoxha i kërkoi Molotovit takim dhe gjatë bisedës me të, deklaroi se letra e KQ të PKPR(b)-së u kishte dhënë udhëheqësve shqiptarë mundësinë për të kuptuar vijën e vërtetë të PKJ-së në lidhje me Shqipërinë, sepse deri atëherë ata kishin qenë të bindur se politika e PKJ-së dhe e Titos “qenë në përputhje me direktivat e KQ të PKPR(b)-së”. Duke i akuzuar jugosllavët se synonin të nënshtronin Shqipërinë ekonomikisht, Hoxha përmendi dhe vetëvrasjen e Spirut. Papritmas, Molotovi i tha: “ne mendojmë se me Nako Spirun, Shqipëria humbi një punonjës të mirë dhe një mik të BRSS-së”. I zënë në befasi, Hoxha tha diçka për ambicien e Spirut, por, pas disa replikave ngacmuese të bashkëbiseduesit, pranoi se ndaj ish mikut të tij, qenë bërë gabime, “pasi kishin rënë nën ndikimin e Jugosllavisë”. Rezoluta e Informbyrosë “Mbi situatën në partinë komuniste të Jugosllavisë”, u publikua më 28 qershor të vitit 1948, ndërsa më 1 korrik, qeveria shqiptare shpalli anullimin e marrëveshjeve me Jugosllavinë dhe largimin e këshilltarëve jugosllavë, numri i të cilëve në këtë kohë qe afro 600.
Vlerësimi politik i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave nuk u bë menjëherë. Madje dhe pas bashkimit të PKSH-së me rezolutën e Informbyrosë, përpara se t’u jepej përgjigje pyetjeve kryesore, kaluan muaj. Tronditja emocionale e shkaktuar nga konflikti i papritur sovjeto-jugosllav, mbyti për pak kohë shenjat për ndryshimet e mundshme në Shqipëri. Të dhënat e sigurta për të kuptuar se si rrodhi lufta në udhëheqjen e partisë, thuajse mungojnë plotësisht. Ndërsa ajo filloi menjëherë. Por, vetëm pas proçesit gjyqësor kundër Koçi Xoxes, kur në maj-qershor të vitit 1949, ai filloi të quhej komplotist, armik i popullit dhe agjent i drejtpërdrejtë i Titos. Ndërsa në korrik-gusht të vitit 1949, qëndrimi ndaj tij ishte tjetër. Të gjithë e dinin se pikërisht ai e nënshkroi dokumentin e parë për të mbështetur rezolutën e Informbyrosë. Qe gjerësisht e njohur simpatia e tij për BRSS-së dhe marrëdhëniet e mira të punës me udhëheqjen e Kremlinit. Duke qenë sekretar organizativ i KQ të PKSH-së, gjatë gjithë vitit 1947, ai qe këshilluar me sovjetikët për çështjet e ndërtimit të partisë, përgatitjen e kongresit të parë, hartimin e statutit, politikën e kuadrit, ndërtimin e ushtrisë. Ndoshta, pikërisht kjo anë e veprimtarisë, çoi në fitoren e pasuesve të tij në zgjedhjet për komitetet e partisë të qarqeve dhe rajoneve, më 26 gusht të vitit 1948.
Pas një muaji, KQ-ja e anulloi rezultatin e votimeve, sepse zgjedhjet “ishin zhvilluar në periudhën kur në parti nuk ekzistonte një situatë e shëndoshë, kur mungonte kritika dhe autokritika ndaj masa e anëtarësisë nuk mund t’i zgjidhte lirisht problemet dhe të vepronte në mënyrë të pavarur. Në të njëjtën kohë, KQ-ja vendosi të rizgjidheshin të gjithë sekretarët e organizatave bazë, sepse ato “gjithashtu nuk kishin shprehur vullnetin e masave, që udhëhiqnin”. Zgjedhjet e reja në prag të fillimit të kongresit të parë të PKSH-së duhet t’i siguronin udhëheqjes një shpërndarje të tillë të kuadrit në të gjitha shkallët e hierarkisë partiake, që do të përjashtonte shfaqjen e dyshimeve në drejtësinë e atë ashtuquajturave masa për kthesën 180 gradëshe.