Bogdani del kundër Vllaznisë: “Kalon Napoli”
Vllaznia-Napoli, ndeshja e turit të dytë eliminator të Kupës UEFA, përpara se të nisë aktin e saj të parë në “Loro Boriçi”, po luhet fort me deklarata, ku protagonistë në mediat italiane janë edhe lojtarët më të njohur shqiptar të Serisë. Pas Igli Tares, tashmë në rolin e drejtorit teknik të Lacios, ishte sulmuesi i Kievos, Erion Bogdani, i cili foli për sfidën e shumëpritur në ambientin futbollistik shqiptar, gjatë një ndërhyrjeje telefonike për emisionin “Radio Goal”, të radios së njohur “Kiss Kiss Napoli”. “Napoli do ta kalojë me siguri turin e parë të Kupës UEFA (të dytin në fakt), Vllaznia nuk do t’i shqetësojë ‘axurrët’. Ekipi shqiptar është një skuadër e re. Njoh disa elementë, por Napoli është përballë një skuadërze. Publiku është i apasionuar dhe i ngrohtë dhe të bën të ndjesh nxehtësinë e tij për 90 minuta. Bashkëkombësit e mi do të bëjnë luftojnë fort, kjo është arma e tyre më e fortë”, - thotë Bogdani. Sulmuesi shqiptar flet edhe për Rinaudo, lojtarin e Napolit. “Është një lojtar cilësor, kam luajtur me të si te Salerno ashtu dhe te Siena, dhe me këto dy skuadra ka dëshmuar cilësitë e tij”. “Er Bomber” , për të cilin flitet se ekzitojnë pistat britanike Ispuiç Toun e Kuins Park Renxhërs (QPR), shënoi gol në miqësoren e fundit kundër QPR-së së Briatores. “Miqësoret shërbejnë për të gjetur bashkëpunimin e duhur me shokët dhe të rritesh. Objektivi im me Kievon këtë vit është të bëj gola të rëndësishëm dhe decizivë për shpëtimin e skuadrës”.
Murinjo pickon: “Ranieri? 60 vjeç e nuk ka fituar asgjë”
Murinjo gjithmonë pickues. “Viktima” e radhës është Klaudio Ranieri, trajneri i Juventusit. Në fakt, dy ish-trajnerët e Çelsit, kanë shkëmbyer midis njeri-tjetrit replika ironike, të cilat media i ka përcjellë me urgjencë. Juventus humbi 3-0 kundër Arsenalit në një ndeshje turneu dhe Ranieri shigjetoi gjatë deklarimeve të tij Murinjon, ku përkufizoi se ai ishte një tip i kundërt me portugezin. “Nuk kam nevojë të fitoj për të qenë i sigurt për atë që bëj, për mua vlen më shumë të marrë një shpullë (humbje), vitin e kaluar morrëm shumë dhe reaguam”. Murinjo replikoi shumë shpejt përmes një interviste për “Inter Channel”. “Jam në Itali për të punuar dhe jo për të bërë luftë fjalësh. Jam këtu për të bërë më të mirën që mund të bëj për Interin, kështu që me të vërtetë duhet të harrojë punën e të tjerëve, - shpjegon portugezi, - dhe kam arsye për që them. Unë jam nëj person shumë kërkues me veten time, kam nevojë të fitoj për të qenë i lumtur, për të pasur siguri që gjërat janë duke shkuar mirë, dhe për këtë kam fituar shumë gjëra në karrierën time”. Murinjo ngacmon më tej rivalin e tij në Serinë A. “Ranieri, për të pasur mentalitetin e tij, ka thënë se nuk ka nevojë të fitojë. Ai, ndoshta e ka këtë mentalitet, pasi pikërisht për këtë në thuajse 60 vjet ka fituar vetëm një Superkupë, një kupë të vockël. Nuk ka fituar kurrë trofe të rrëndësishmë. Ndoshta ka nevojë të ndryshojë mentatiletin e tij, por ndishta është dhe shumë i vjetër për ta bërë”.
5 Gusht 2008