E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa: BE, destinacioni i Shqipërisë pas NATO

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, pjesë e delegacionit shqiptar në ceremoninë zyrtare të Samitit të NATO-s, ku Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota e kësaj Aleance, e ka cilësuar këtë proces kontribut të të gjithë faktorëve dhe aktorëve politikë, civilë e ushtarakë në vend. "Në asnjë rast përfaqësuesit e maxhorancës nuk e kanë monopolizuar çështjen e anëtarësimit në Aleancë. Në çdo rast është vlerësuar kontributi i të gjithë atyre faktorëve dhe aktorëve, qofshin ata civilë, ushtarakë, politikë, të cilët kanë kontributin e tyre në këtë moment madhor", u shpreh ministri Oketa. Ndër të tjera, ai vuri në dukje rëndësinë e përkrahjes së qytetarëve shqiptarë në anëtarësimin në NATO. "Rreth 96 % e shqiptarëve kanë qenë pro anëtarësimit në NATO. Destinacioni i Shqipërisë është integrimi në strukturat euroatlantike dhe më pas në Bashkimin Europian", u shpreh Oketa, i cili gjithashtu shtoi se serioziteti maksimal në rrugën e reformave është dallimi midis qeverisë aktuale dhe ato të mëparshmet. Nisur nga ky fakt, sipas tij qeverisja e sotme meriton mirënjohjen e gjithë qytetarëve shqiptarë për këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›