Marrëveshje për tregtinë e lirë dhe demokracinë
BE-ja dhe liderët afrikanë kanë nënshkruar një deklaratë që promovon tregtinë e lirë dhe demokracinë në një samit në Lisbonë, të shënuar nga mosmarrëveshjet në lidhje me marrëveshjet tregtare dhe Zimbabvenë. Organizatorët portugezë folën për "një kapitull" të ri në marrëdhëniet Afrikë-BE, ndërsa Presidenti i Senegalit bëri lobing kundër marrëveshjeve të reja të propozuara nga BE-ja. Ndërsa Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, akuzoi Evropën për arrogancë. Gjithsesi, 67 liderët e mbledhur në këtë samit, ranë dakord të punojnë së bashku për krijimin e një partnershipi të ri në çështje si siguria, zhvillimi, tregtia dhe qeverisja e mirë. Deklarata përfundimtare, ishte ambicioze, por gjithsesi dallimet mbeten të dukshme në një seri çështjesh.