E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani luan 30 minuta

 Vazhdon seria pozitive e skuadrës së Kievos në kampionatin italian të futbollit. Edhe këtë javë veronezët nuk janë mundur duke marrë një pikë të vlefshme në fushën e vështirë të Lacios. Heroi i Kievos është sërish kapiteni Serxhio Pelisier i cili realizoi golin e barazimit. Sulmuesi pati munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të një kartoni të kuq. Ndërsa sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani e nisi edhe ndeshjen e djeshme nga bankina. Ai u hodh në fushën e lojës në minutën e 62-të të pjesës së dytë në vend të Pablo Granoçes. Për gati 30 minuta loja Bogdani u mundua të rrezikonte portën e Lacios por pa qenë aq deciziv sakundër kërkohej. Futbollisti shqiptar nuk ka firmosur rinovimin e kontratës së tij me Kievon (kontrata i përfundon në 30 qershor) dhe kjo gjë duket se ka ndikuar në aktivizimin e tij të rregullt tek skuadra e Kievos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›