E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, me 9 lojtarë mund Milanin

 Inter fiton derbin e Milanos, Napoli merr vendin e katërt në renditje, Palermo shkatërron Fiorentinën teksa Sampdoria fiton ën transfertë edhe pa Kasanon.Një Inter fantastik kundrejt një Milani totalisht dëshpërues. Skuadra zikaltër fiton derbin duke siguruar në një farë menyre edhe titullin për këtë sezon ndonëse ka ende edhe shumë ajvë për tu luajtur. Milani tregoi edhe një herë problemet e mëdha që ka sidomos në mbrojtje por edhe në linjën e sulmit. Ronaldinjo, në një ditë jashtëzakonisht të keqe, Borrielo i pafuqishëm, teksa Leonardo lë edhe Inzagin në stol. Fitore e merituar e Interit i cili luajti nga minuta e 26-të e pjesës së parë me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Uesli Shnajder. Ndërsa në minutat e fundit doli me të kuq edhe Lusio.Napoli e ka harruar tashmë shijen e humbjes. Skuadra e Maxarit ka fituar edhe ndaj Livornos duke arritur rekordin e 14-rezultateve pozitive radhazi. Falë kësaj fitoreje Napoli tani pozicionohet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit. Bardhekaltërit kanë vuajtur shumë ndaj skuadrës së Kozmit, por ka qenë Maxhio, i cili me anë të një gjuajtje nga distanca ka shkundur rrjetën e kundërshtarëve. Por kjo fitore e Napolit ka mbërritur edhe për meritë të portierit De Santis, i cili ka rezultuar vendimtar pasi ka pritur një penallti Lukarelit. Ndërsa Lacio është ndaluar sërish, këtë herë nga Kievo. Skuadra e Balardinit ka kaluar e para në avantazh falë intuitës së Stendardos. Por gjatë pjesës së dytë Pelisier, duke barazuar rezultatin, u ngrin buzëqeshjen tifozëve lacialë, të cilët kanë kontestuar drejtuesit e klubit për gjatë të gjithë ndeshjes. Teksa një Palermo madhështore ka zënë në befasi Fiorentinën e lodhur. Palermitanët fitojnë 3-0, falë formës së shkëlqyer të Hernandez, i cili ka shënuar dy golat e parë. Tashmë Mikoli dhe shokët e tij të skuadrës kanë lënë pas edhe Juventusin në tabelën e klasifikimit duke u pozicionuar kështu në vend të pestë pas Napolit. Ndërkaq një fitore rokambuleske ka marrë Bolonja kundër Barit, duke përmbysur rezultatin me anë të Gimenez. Sulmuesi kuqeblu ka zbritur në fushën e gjelbër në pjesën e dytë të ndeshjes, duke shënuar dy gola të cilët vlejnë tre pikë. Fitore kanë shënuar edhe skuadrat xhenoveze, Sampdoria dhe Xhenoa. Samp ka fituar në transfertë ndaj Udinezes edhe pas Kasanon i lënë jashtë skuadrës nga trajneri Luixhi Del Neri për këtë takim. Tekniku nuk ka dashur të japë detaje lidhur me “përjashtimin” e Kasanos por gjithsesi fitorja në Udine duket se i ka dhënë të drejtë. Ndërkohë Xhenoa fitoi pastër 2-0 kundër Atalantës, falë golave të Krespos dhe Palacio. Barazim në sfidën Siena-Kaljari, ku u shënuan nga një gol prej secilës skuadër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›