E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani “mbetet thatë”

12/04/2005  Prej pothuajse një muaji sulmuesi i Veronës, Erjon Bogdani, nuk është më ai që kemi mësuar të shohim në këtë sezon. Forma e tij ka pësuar një rënie, goli i mungon prej disa ndeshjesh. Shumë herë Bogdani ka deklaruar se goli nuk është thelbësor për të, por fakt është që kur ai nuk shënon, skuadra nuk gjen një tjetër që ta zëvendësojë. Kjo është dukur edhe në ndeshjen e së hënës, ku Verona është mundur 2-0, në Modena, duke marrë një goditje të fortë, në “luftën” për në Serinë A. Shqiptari, i cili është shndërruar në një pikë kyçe të skuadrës së tij, edhe këtë herë ka “mbetur thatë”. Në ndeshjen e humbur në Modena, përgjatë gjithë 90 minutëshit, ai ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë, duke qenë një nga shtyllat e sulmit veronez dhe duke krijuar shumë panik në mbrojtjen kundërshtare, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë, për sa i takon finalizimit. Në fundin e ndeshjes, kur rezultati ishte i mbërthyer në shifrat 2-0, sulmuesi i Veronës ka fituar një penallti, të cilën ka marrë përsipër ta ekzekutojë vetë, por pa arritur të shënojë, pasi gjuajtja e tij është pritur nga portieri i Modenas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›