E Diel, 1 Nëntor 2026

Tare, ndër më të mirët në fushë

12/04/2005  Forma mjaft e mirë e sulmuesit të Kombëtares sonë, Igli Tare, ka rënë në sy edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, kundër Interit. Ai ka qenë një nga titullarët e padiskutueshëm të skuadrës së drejtuar nga tekniku Macone. Edhe pse skuadra e Bolonjës është mundur 0:1 nga Interi, loja e Tres ka qenë mjaft e mirë dhe për këtë gjë është vlerësuar edhe nga gazetat italiane. Pas takimit të zhvilluar të shtunën, bjondi i Bolonjës gjendet pikërisht në vendin e 11-të, në renditjen e përgjithshme të lojtarëve kuqeblu, në bazë të notave që ata janë vlerësuar nga java në javë. Nota e tij mesatare, deri më tani është 6.019. Ndërkohë, që nota e tij mesatare për takimin e humbur minimalisht kundër Interit, ka qenë 6,083 dhe ai ka qenë sërish ndër më të mirët e skuadrës. Në këtë 90 minutësh, shqiptarit i është anuluar edhe një gol shumë i rregullt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›