Mësuesit, rritet paga 15 për qind

12/04/2005 Ministri i Arsimit, Memushi dhe kryetari i Federatës, Dobrusha, nënshkruajnë mbylljen e grevës
Nuk do të rinisë greva, kërkonin 30 për qind, por u mjaftuan me gjysmën
Sot mësuesit nuk do të zhvillojnë grevë paralajmëruese. Federata e Arsimit pranoi rritjen e pagave 15 për qind, duke nisur nga 1 shtatori i këtij viti. Pagën maksimale do ta ketë mësuesi me diplomën e shkollës së lartë, që jep mësim në shkollë të mesme. Paga e tij shkon rreth 28 mijë lekë të reja. Ndërkohë, rritje page do të përfitojnë të gjitha kategoritë e mësuesisë, pra 36 mijë mësues të shkollave shqiptare. Duket se qeveria ka vendosur ta zgjidhë qesen përpara zgjedhjeve. Në emër të Qeverisë ministri i Arsimit dhe Shkencesm Luan Memushim ka nënshkruar marrëveshjen me kryetarin e Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, Xhaferr Dobrusha, lidhur me plotësimin e kërkesave që kjo federatë ka paraqitur për rritjen e pagave për vitin 2005 dhe fillimin e procedurave për hartimin e Statusit të Mësuesit. “Me anë të kësaj marëveshjeje, Qeveria ka marrë përsipër realizimin e kërkesës së sindikalistëve për rritjen me 15 për qind të pagës në arsimin parauniversitar, duke filluar nga data 1 shtator 2005. Kjo marrëveshje do të pasohet me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave”, tha Memushi. Në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje mungonte Sindikata e Pavarur, e përfaqësuar nga Dëfrim Spahia.
Mungon Sindikata e Pavarur
Këtë grevë, dy sindikatat e nisën së bashku, u veçuan gjatë periudhës kur u ndërpre greva në fund të muajit dhjetor, më pas u bashkuan përsëri për t’u ndarë para dy javëve, kur nisën negociatat me Ministrinë. Brenda muajit Kkorrik 2005, MASH në bashkëpunim me sindikatat do të përcaktojnë përqindjen e rritjes së pagës sipas kategorive të mësuesëve, atyre të fshatit, atyre me shkollë të mesme, me shkollë të lartë që japin mësim në gjimnaze, në 9-vjeçare dhe ata që janë në dispozicion. Dy javët e fundit, Ministria e Arsimit ka zhvilluar disa takime me ministritë e linjës, për rritjen e pagave, me Ministrinë e Financave dhe atë të Punës dhe Çështjeve Sociale.
Shtesë në buxhet
Rritja e pagave nga 1 shtatori për katër muajt në vazhdim deri në fund të vitit kërkon miratimin nga parlamenti të një fondi shtesë rreth 800 milionë lekë, ndërsa për buxhetin e vitit 2006 kjo rritje page i kushton qeverisë rreth 2 miliardë lekë. Me nëshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës ka ndërprerë veprimet përgatitore për zhvillimin e grevave të paralajmëruara më 12 dhe 18 prill 2005, duke konfirmuar vazhdimin normalisht të mësimit në të gjithë sistemin parauniversitar.
Historia e grevës së mësuesëve
Kërkuan 30 për qind, ranë dakord me 15 për qind
Sindikatat kërkuan rritjen e pagave deri 30 për qind. Sipas sindikalistëve, kjo ka qenë një derivat i mosrealizimit të kërkesave të vitit 2004-05. Në bisedimet me sindikatat është bërë e ditur edhe një rritje prej mbi 8 për qind e pagës së tyre, që qeveria planifikon ta realizojë në muajin qershor. Për vitin e kaluar sindikalistët nuk pranuan që rritja e premtuar e pagës për vitin 2004 të nisë nga 1 nëntori, por nga 1 shtatori dhe të jetë 12 për qind, dhe jo 8 për qind, pasi 3.4 përqindëshi është indeksimi i pagave të të gjithë punonjësve. Ndërkohë, ata nuk pranojnë që rritja të nisë nga 1 qershori për vitin 2005, por nga dhjetori dhe të jetë jo 12 për qind, por deri 30 për qind. Megjithatë, këtë herë ata kanë toleruar, rritja e pagës do të nisë në shtator, 15 për qind.
S’ka greva para zgjedhjeve, qeveria zgjidh qesen
Përfundimisht, Qeveria ka vendosur ta zgjidhë qesen para zgjedhjeve dhe të marrë masa që të mos ketë asnjë grevë e protestë. Ndcërsa sot pritej të niste greva e paralajmëruar e arsimtarëve, pas një jave pritet të nisë ajo e pedagogëve. Por, dhe për këtë grevë qeveria po i merr masat. Pritet që këtë fundjavë të miratohet në qeveri buxheti për rritjen e pagave të punonjësve të administratës së universiteteve. Në fillim të vitit, ndërsa përfundoi greva e pedagogëve, palët ranë dakord që të rriteshin dhe pagat e punonjësve të administratës. Fillimisht masa e rritjes së pagës të paguhej nga të ardhurat e vet universiteteve. Ndërsa në muajin mars do të miratohej studimi i ri i pagave, që do t’i vendoste këta punonjës në piramidën e punonjësve të administratës.
Një tjetër protestë, që pritet të nisë, është ajo e banorëve të Bathores për legalizimet. Kjo protestë pritet të nisë më 15 prill.