E Diel, 1 Nëntor 2026

Memushi firmos tekstet fituese për klasën e dytë dhe të gjashtë

12/04/2005  Ministri Arsimit dhe Shkencës, Luan Memushi, ka firmosur dhe miratuar rezultatin e vlerësimit të modeleve të teksteve të reja të klasës II dhe VI të arsimit të detyrueshëm, paraqitura nga Bordi i Teksteve. Ndryshe nga viti i kaluar, Ndërmarrja e Re e Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, nuk paraqitet fituese e parë për asnjë tekst, veçse për një tekst alternativ. Megjithatë, emrat e shtëpive botuese janë të reja në shtypjen e teksteve shkollore, por jo të panjohura si shtëpi botuese. Shtypja e teksteve fituese do të subvecionohen nga shteti, ndërsa ato të alternativës së dytë do të mund të përdoren si nga shkollat private, nëse dëshirojnë ashtu dhe në ato publike, nëse prindërit, bordi i shkollës bie dakord që të përdoren tekste alternative në shkollat e tyre. Në këtë rast, tekstet do të shtypen me pagesë dhe do të paguhen nga prindërit. Të gjitha vërejtjet e formuluara në relacionet e Komisioneve të Vlerësimit të përfshihen në kontratat që do të lidhen me shtëpitë botuese përkatëse dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga ato.

Tekste fituese

Botuesi Vlerësimi (pikë)

•Gjuha dhe Leximi 2 Albass 83.2 pikë

•Matematika 2 + Flet.Pune Print 2000 79.4 pikë

•Edukata shoqërore 2 Print 2000 92.8 pikë

•Gjuha dhe Leximi 6 Albass 88 pikë

•Matematika 6 Udha e shkronjave 83.6 pikë

•Edukata muzikore 6 Pegi 94.2 pikë

•English 6 Pegi 76.4 pikë

•Le Francais 6 Ilar 84.8 pikë

•Fizika 6 +Flet.Pune Erik 89.2 pikë

•Edukata shoqërore 6 Print 2000 71 pikë

•Biologjia dhe Ed.shënd.6 Morava 94.8 pikë

•Historia 6 Albass 81.6 pikë

•Gjeografia 6 Ideart 78.2 pikë

•Gjuhë Italiane 6 Ilar 89.8 pikë

•Aftësimi teknologjik 6 Erik 88.2 pikë

Tekste alternative

•Edukata shoqërore 2 Albass 84 pikë

•Gjuha dhe Leximi 6 Mësonjtorja 77.2 pikë

•Edukata muzikore 6 Erik 84 pikë

•Biologjia dhe Ed.shënd.6 D&U 79 pikë

•Historia 6 Uegen 73 pikë

•Aftësimi teknologjik 6 SHBLSH e re 85.4 pikë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›