Veç Sarajit dhe Zhelinës, BDI fitoi gjithë komunat me shumicë shqiptare

12/04/2005 Në Maqedoni u mbajt edhe rrethi i dytë i zgjedhjeve vendore
Kandidatët e partisë më të re shqiptare, të dalë pas luftës së 2001-shit në Maqedoni, Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, i fituan edhe zgjedhjet vendore me kandidatët e tyre në garën me koalicionin PDSH-PPD dhe kandidatë të pavarur e të mbështetur nga një parti minore e këtushme, PDK.
Pos në dy komunat e fituara - në Saraj të Shkupi – Ymer Selmani i PDSH dhe në Zhelinë – Qenan Aliu – PPD, në gjithë komunat e tjera me popullatë shumicë shqiptare zgjedhjet i kanë fituar kandidatët e BDI-së së Ahmetit, pasi rrethin e dytë zgjedhor me deklarata publike e bojkotoi koalicioni i partive të Arbën Xhaferit dhe Abdylhadi Vejselit për shkak të, sipas tyre, parregullësive që i shkaktuan pjesëtarët e BDI-së gjatë procesit zgjedhor në më shumë vendvotime të disa komunave në Shkup e në rajone të tjera.
Veprimet e koalicionit PDSH-PPD, që pësoi humbje të rëndë pos në Saraj dhe në Zhelinë, edhe më tutje po analizohen nga analistë të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë në Shkup dhe ka më shumë që thonë se kjo tërheqje nga procesi i zgjedhjeve është bërë që të mos ndikojë edhe më shumë rezultati negativ i zgjedhjeve në rejtingun e tyre, por edhe që sa të jetë e mundshme të ndikohet në prishjen e imazhit të BDI-së dhe të Ali Ahmetit te faktori ndërkombëtar, edhe ashtu mjaft i pranishëm në Maqedoni.
Garën mes partive të bllokut politik shqiptar në Maqedoni edhe këtë herë bindshëm e fitoi BDI-ja e Ahmetit, e cila në rrethin e parë zgjedhor e rriti dukshëm numrin në krahasim me pretendentët e tjerë, me çka fitoi dhe numrin më të madh të këshilltarëve në komunat me shumicë shqiptare, që do të thotë se ka siguruar edhe postet e kryetarëve të Këshillave komunale.
Te blloku politik maqedonas ndodhi e kundërta. Betejën e zgjedhjeve vendore, me sigurimin e fitoreve në shumicën e komunave të Shkupit, por edhe të postit të Prefektit të qytetit të Shkupit nga kandidati i pavarur zyrtarisht Trifun Kostovski, i mbështetur nga dy VMRO-të e Gruevskit dhe Georgievskit dhe satelitëve të tyre, e fitoi opozita, e cila thotë se në këto zgjedhje ka fituar gjithsej 550 mijë vota, në krahasim me LSDM-në e Buçkovskit dhe satelitëve të tij brenda Koalicionit për Maqedoninë, që kanë siguruar diku rreth 350 mijë vota, me çka kanë siguruar fitoret në një komunë të Shkupit – Karposh, në Kumanovë dhe në Ohër dhe në 34 komuna të tjera më të vogla, nga 85 ish sa janë në Maqedoni. Fitoret e opozitës në Shkup vlerësohen si vërejtje e elektoratit drejtuar LSDM-së së Cërvenkovskit dhe Buçkovskit.
Shqiptarët e fitojnë Dollnenin, por jo edhe Mavrovën
Gara më e madhe zgjedhore këtë të diele, 10 prill, është zhvilluar për komunat e Dollnenit dhe të Mavrovës dhe ate mes partnerëve të koalicionit qeveritar të Maqedonisë – Koalicionit për Maqedoninë në krye me LSDM-në , në njërën anë dhe BDI-së në anën tjetër. Kjo garë përfundoi megjithatë baraz – 1 me 1, pasi me vetëm 3 vota epërsi, si thonë burimet zgjedhore, Dollnenin e Pellagonisë e fitoi kandidati I BDI-së, Afrim Osmani, ndërsa në mavrovë fitore shënoi kandidatë i LSDM-së.
Dollneni është një komunë rurale në mes të Pellagonisë , e banuar me shqiptarë, boshnjakë e popullatë islame dhe ortodokse maqedone, e formuar që në vitin 1996, ndërsa postin e kryetarit të komunës së Dollnenit për herë të parë, (si edhe atë të Strugës në historinë e saj të pas luftës së dytë botërore ) e fitoi një kandidat shqiptar.
Kush janë kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni
Cair – Shkup , Izet Mexhiti – BDI
Saraj- Shkup, Ymer Selmani – PDSH
Tetovë – Hazbi Lika – BDI
Gostivar – Nevzat Bejta – BDI
Strugë – Ramiz Merko –BDI
Dibër – Argëtim Fida – BDI
Zajaz – Rufat Hyseni – BDI
Osllome – Sanije Sadiku –BDI
Vrapcisht – Esat Sallai – BDI
Bogovi – Nevzat Elelzi – BDI
Bërvenicë – Xhelal Ramadani - BDI
Tearcë – Rahmi Qerimi –BDI
Zhelinë – Qenan Aliu –PPD
Haracinë – Muzafer Bislimi – BDI
Studenican – Alajdin Zeqiri – BDI
Likovë – Beqir Saqipi – BDI
Dollnen – Afrim Osmani – BDI
Buçkovski: Rrethi i fundit - shembull se si duhet të organizohen zgjedhje
Kryetari i Maqedonisë shprehu kënaqësi nga raundi i tretë i votimit të zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar se ky rreth i fundit duhet paraqet "shembull" se si Maqedonia duhet të organizonë zgjedhje në të ardhmën.
"Kishte koordinim të shkëlqyer të pushtetarve zgjedhorë dhe të MPB-së, nuk kishte asnjë incident në më shumë se 860 vendvotime me gjithësej mbi 660 mijë votues…", tha Buçkovski.
Ai shprehu bindjen se rrethi i tretë i votimit të zgjedhjeve lokale do të jetë "kurajo" jo vetëm për opinionin vendas, po edhe për bashkësinë ndërkombëtare e cila kishte vërejtje serioze për zgjedhjet në dy raundet e kaluara të votimit.
"Besoj se me këtë Maqedonisë i është dhënë rasti që ta përmirësojë imazhin e përgjithëm për vendin….Ne duhet të ikim nga vërejtjet. Dioptëria me të cilën na sheh dhe do të na sheh bashkësia ndërkombëtare do të jetë edhe më e përforcuar, ndërsa vokali do të jetë edhe më i ashpër. Nga këto zgjedhje lokale të gjithë nxorëm mësim, ndërsa ajo është se të gjitha subjektet doemos duhet ta marrin pjesën e vetë të përgjegjësisë", tha Buçkovski.
Kostovski shpalli fitore në Shkup
Biznesmeni Trifun Kostovski mbrëmë shpalli fitore në zgjedhjet për kryetarë të qytetit të Shkupit. Shtabi i tij zgjedhor lajmëroi se në rrethin e dytë të votimeve ka fituar 83.334 vota, përballë Risto Penovit për të cilin, ndonëse hoqi dorë, ka pasuur 16.900 vota. Sipas shtabit zgjedhor, krahasimi është 1 ndaj 4.8 në dobi të Kostovskit.
Trifun Kostovski (58) u kandidua si kandidat i pavarur për kryetar të qytetit të Shkupit, por gëzoi përkrahjen e partive të opozitës së bashkuar.