Bogdani, më i paguar se Vuçiniç e Kualjarela
• Erjon Bogdani, Igli Tare dhe Samir Ujkani, tre lojtarët e Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatin italian të Serisë A, kanë lënë mbrapa emra të njohur të Serisë A për sa i përket rrogave të tyre.E përditshmja sportive italiane, “Gazzetta dello Sport” ka publikuar dje listën e rrogave të të gjitha klubeve të Serisë A. Bogdani që luan te Livorno përfiton 750 mijë euro në muaj dhe është më i paguar se Vuçiniç (700), Di Natale (650), Kualjarela (550), Tomazo Roki (500), Marko Borrielo (600), Karaçolo (600), Ventola (700) dhe Tristan (600). Ndërkaq, edhe Igli Tare ka lënë pas emra të rëndësishëm, përsa i përket rrogës së tij. Biondi i Lacios, i cili përfiton 500 mijë euro në sezon, është më i paguar se Rozina (350), Pandev (450), Pele’ (300), Santana (450), Kroldrup (450), etj. Edhe Samir Ujkani që paguhet 150 mijë euro në sezon te Palermo ka lënë mbrapa portierin e Lacios, Balotën, i cili përfiton 100 mijë euro, Diaketen (100) dhe De Silvestrin (100), lojtarë që aktivizohen te skuadra e Lacios shpeshherë si titullarë.